Erlind Sulo emërohet drejtori i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore

Erlind Sulo emërohet drejtori i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore

Erlind Sulo është emëruar drejtoi i ri i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore (AKBN). Emërimi i tij vjen pas largimit të Petrit Malajt nga ky post dhe emërimit të tij si ministër i Financave.

Erlind Sulo ka mbajtur kreun e Koorporatës Elektro-Energjetike Shqiptare. Më parë ai ka qenë drejtoi i FRESH në Sarandë dhe më vonë është emëruar edhe drejtor i Parkut të Butrintit.

Gjithashtu për një periudhë të shkurtër kohore ai ka qenë drejtor ekzekutiv i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore. Sulo ka mbajtur postin e këshilltarit në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.


Lajmi kryesor:

Emërimet/ Dallëndyshe Bici rikthehet te IKMT, Lorena Goxhabelli te Kadastra! Drejtori i KESH shkon te Agjencia e Burimeve Natyrore! Ja kush drejton Portin e Durrësit


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Veliaj prezanton projektin për rehabilitimin e Lanës nga ‘Pallati me Shigjeta’ te rruga ‘Teodor Keko’: Vijojmë transformimin e qytetit, kush preket do përfitojë  banesë të re

Veliaj prezanton projektin për rehabilitimin e Lanës nga ‘Pallati me Shigjeta’ te rruga ‘Teodor Keko’: Vijojmë transformimin e qytetit, kush preket do përfitojë  banesë të re