Angli, 4 hajdutë të maskuar grabisin
argjendarinë në mes të ditës

ANGLI - 4 hajdutë të maskuar dhe të armatosur me sopata kanë vjedhur një argjendari në mes të ditës në West Yorkshire të Anglisë.

Siç mund të shihet në video, 2 prej hajdutëve fillojnë të thyejnë xhamin e argjendarisë ndërkohë që dy të tjerët kontrollojnë zonën duke mos lejuar njeri të afrohet.

Një prej punonjësve të argjendarisë arriti të aktivizojë alarmin për të trembur hajdutët, të cilët nuk pranuan të largohen pa vjedhur më parë disa orë dore dhe varëse.

Ata hipën në makinën e tyre tip Honda Civic, të cilën e kishin parkuar mbi trotuar dhe pas disa kilometrash i vunë zjarrin në anë të një rruge.

Drejtori i argjendarisë përgëzoi punonjësin që aktivizoi alarmin duke shtuar se hajdutët nuk arritën të vidhnin sende me vlerë të lartë. Kjo ishte dhe hera e tretë që argjendaria vidhej, fillimisht në shtator të vitit 2011 dhe më pas në qershor të vitit 2012.

Policia nisi menjherë hetimin e ngjarjes duke i bërë thirrje kujtdo që ka informata të kontaktojë në numrin e policisë, 101.

Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Vota e diasporës/ Fleta e votimit u shkon në 2 zarfe! Shifrat e regjistrimit, ‘miratohen’ për rreth 55 mijë emigrantë

Vota e diasporës/ Fleta e votimit u shkon në 2 zarfe! Shifrat e regjistrimit, ‘miratohen’ për rreth 55 mijë emigrantë