ANGLI-Një 29 vjeçar shqiptar është dënuar sot nga drejtësia britanike, pasi u deklarua fajtor për mbjelljen e lëndës narkotike cannabis sativa shumë pranë pallatit mbretëror, Buckingham Palace.
 
Bëhet fjalë për shqiptarin Jetmir Myrtaj, në pronën e të cilit u gjet lënda narkotike e Class B.
 
Banesa e tij ndodhet pikërisht 50 metra nga muret rrethuese të kopshtit të shtëpisë së Mbretëreshës në Londër.
 
Sipas mediave të huaja bëhet e ditur se Myrtaj, i cili u shfaq në Gjykatën Southëark Croën përmes një lidhje me video me ndihmën e  një përkthyesi  për gjuhën shqipe u dënua me 6 muaj burg si dhe u paralajmërua për dëbimin nga Anglia.
 
Ndërsa së bashku me 29 vjeçarin u dënuan po me 6 muaj burg edhe dy shqiptarë të tjerë, bashkëpunëtorë, Edriol Shyti dhe Hajri Cjapi. Edhe për dy bashkëpunëtorët gjyqtarët thanë se pas kryerjes së dënimit do të depërtohen nga Anglia.

Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com