LONDËR - Vetmia në Angli mund të mposhtet me anë të internetit. Në fakt, është një website me emrin "Rentafriend.com" që ofron mundësi të pazakonta ku mund të marrësh një mik/mikeshë me qera dhe ta mposhtësh vetminë duke dalë me të në një pub, restorant apo në kinema.

Sipas gazetës "Times of London", ky shërbim është krijuar në SHBA dhe dita-ditës ka një sukses shumë të madh. "Vetëm brenda një viti ai arriti në 500 mijë përdorues", thotë gazeta. Ky website funksionon pak a shumë si Facebook dhe si shërbim kryesor ka "një takim".

Ti plotëson profilin tënd dhe në bazë të të dhënave kërkon për një mik të mundshëm duke i dërguar një kërkesë dhe ai/ajo pastaj do të vendosë vetë nëse do ta pranojë këtë kërkesë ose jo. I gjithë shërbimi vjen kundrejt një pagese, mesatarisht 50 sërlina, por mund të arrijë edhe më shumë.

Rregulli i artë është mbi raportin e kufijve të miqësisë dhe jo ndërlikimeve emocionale që dy personat shpenzojnë bashkë. Qytetet që ky program po mbizotëron janë metropolet, të tilla si Londër, Nju Jork dhe Çikago, ku është më e vështirë për të bërë miqësi dhe njerëzit preferojnë të mbështeten në një shërbim që ofron gjithnjë e më shumë siguri./ATSH/


Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)