Ndryshimet klimatikë janë kthyer në një shqetësim për qytetarët në mbarë botën, për shkak të rreziqeve që kanë ardhur e mund të vijnë si pasojë e tyre. Situata ëshë bërë më serioze në Londër, ku dhjetëra protestues kanë bllokuar rrugët dhe kanë penguar zhvillimin normal të tregtisë duke kërkuar që të merren masa kundër krizës ekologjike. Duke thënë se situata mund të dalë jashtë kontrollit, ata kanë bllokuar urën “Waterloo” dhe qëndruan për disa orë aty.
Në mënyrë simbolike, ata vendosën pemë dhe lule e ndërtuan një park të vogël mbi urë si nevojë e promovimit të gjelbërimit. Protesta pati edhe zona të tjera të Londrës, ndërsa paralajmërohet se ato do të zgjasin disa javë. Një mësuese në pension nga Somerseti shprehu shqetësimin e saj për atë që po i ndodh planetit.
“Jemi në tehun e thikës dhe m’u duk e nevojshme të dal jashtë e jo vetëm të rri në kafe duke folur për këtë çështje”, tha ajo.
Dashurinë për natyrën thotë se e ka të trashëguar nga prindërit e saj, ndërsa kërkon që njerëzit ta kuptojnë se ç’rrezik i kanoset planetit nëse nuk merren masa. Protesta është vazhdimësi e fushatës botërore për mbrojtjen e mjedisit. Ditët në vijim pritet që protesta të tilla të mbahen në 80 qytete të 33 shteteve në mbarë botën.
Një përfaqësues i protestës mbi “Waerloo” tha se kjo protestë nuk bëhet me qëllim për të dëmtuar dikë, por mosreagimi 30-vjeçar i qeverive, nuk la zgjidhje tjetër.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Mars, 08:02
Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?
-
Shumë
73.7%
-
Pak
20.1%
-
Nuk kam mendim
6.1%
Vota total: 929
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Greqi/ Momenti prekës në paradën ushtarake për pavarësinë, thirret me zë të lartë emri i shqiptares që ndërroi jetë në tragjedinë e Tempit (VIDEO)
26 Mars, 17:46
-
Turqi/ Protestuesit kritikojnë Erdoganin teksa përshkallëzohet shtypja
25 Mars, 20:28
-
Protestat për arrestimin e kryebashkiakut të Stambollit, Ankaraja ndalon tubimet masive deri më 1 prill
25 Mars, 16:58
-
Andrea Pirlo s'njeh 'pension', shënon supergol nga goditja e dënimit (VIDEO)
25 Mars, 13:35
-
Diaspora/ Balla takohet me kryebashkiakun e Brent në Londër: Krenar për shqiptarët që punojnë në strukturat e kësaj bashkie
22 Mars, 16:19
-
VIDEO/ Kombëtarja lë pas humbjen me Anglinë, stërvitet në Londër para Andorrës! Tremb gjendja e Strakoshës
22 Mars, 14:19
-
Rihapet aeroporti Heathrow në Londër, nisin hetimet për zjarrin në nënstacionin elektrik
22 Mars, 14:12
-
VIDEO/ Humbja me Anglinë, Sylvinho pas ndeshjes: Flas me Wengerin kur kam probleme, besoja te barazimi
22 Mars, 09:54
-
Botërori 2026/ Kombëtarja 'fut ujë' në mbrojtje, Anglia mposht 2-0 Shqipërinë në 'Wembley'! Historia përsëritet për 'Tre Luanët'
21 Mars, 15:59
-
Diaspora/ Balla në Londër me sipërmarrës shqiptarë: Bisedime me kryeministrin Starmer për emigracionin e ligjshëm, lehtësimin e vizave të punës dhe turistike
21 Mars, 15:38
-
Londër/ Zjarr në Heathrow, mbyllet aeroporti, mbi 1300 fluturime të anuluara! Dyshohet sabotazh rus (VIDEO)
21 Mars, 07:30
-
Kombëtarja zhvillon stërvitjen gjenerale në Londër, Sylvinho: Anglinë s’e përballojmë dot ‘kokë më kokë’, jemi përgatitur! Gjimshiti: Ëndërr kemi Botërorin
20 Mars, 18:13