Angli, shitën kokainë me vlerë 100
mijë paund, dënohen 2 shqiptarët

Angli, shitën kokainë me vlerë 100<br />mijë paund, dënohen 2 shqiptarët
ANGLI- Dy shqiptarë, kushërinj me njëri-tjetrin janë dënuar për akuzën e furnizimit me kokainë të tregjeve angleze, ndërsa në total kishin trafikuar drogë me vlerë 100 000 paund. Në Brighton dhe Hove ishte arrestuar Adrian Veshaj, 41 vjeç, më 10 korrik të vitit të kaluar, kur policët bastisën një garazh. Ai u arrestua pasi ishte duke hapur bagazhin e një makine të parkuar.

Zyrtarët gjetën në makinë dhe garazh një total prej më shumë se 2 kg kokainë dhe 7 kg përzierës që përdoret për të rritur peshën dhe në këtë mënyrë edhe fitimin. Oficerët gjetën gjithashtu një makineri hidraulike që përdorej për paketimin e drogës, para se të shitej.

Oficerët më pas bastisën një banesë në rrugën “Montpelier”, ku aty pranë dhe gjetën edhe kushëririn Amadeo Veshaj, 34 vjeç. Ai u kap me disa lloje drogash, telefona celularë dhe 12.000 paund. Droga e sekuestuar vlerësohet të ketë një vlerë potenciale prej më shumë se 100.000 paund. Inspektori John Wallace tha se “Gjykata gjeti se kushërinjtë ishin qartazi të përfshirë në mënyrë aktive në shitjen e drogës në qytet.

Kriminelë si këta duhet të kuptojnë se do të sillen para drejtësisë. Adrian Veshaj u dënua me 10 vjet burg për dy akuza në nga Gjykata “Hove Crown” më 21 janar dhe Amadeo Veshaj ishte deklaruar fajtor për dy akuza në një seancë në Gjykatën “Lewes Crown”, më 18 dhjetor dhe u dënua me 8 vjet burg.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

 Alarmi fals për bombë në shkollat e Tiranës, skenar si në Maqedoninë e Veriut! Dyshohet se u dërgua nga i njëjti person

Alarmi fals për bombë në shkollat e Tiranës, skenar si në Maqedoninë e Veriut! Dyshohet se u dërgua nga i njëjti person