Një shqiptar ka goditur për vdekje një person të burgosur në një burg anglez. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në burgun Wormwood Scrubs, ku i burgosuri shqiptar i ka marrë jetën një shtetasi somalez.

Policia britanike njofton se autori i vrasjes është shtetasi shqiptar, Enton Marku, i cili ndodhej gjithashtu në të njëjtin burg.


Ndërkohë, krimi në burg është kryer nga shqiptari, në bashkëpunim me dy britanikë. Viktimë ka mbetur shtetasi Khader Saleh, 25 vjeç, me origjinë nga Somalia. 

viktima angli
(Somalezi i vrarë në burg nga shtetasi shqiptar)

d.c./shqiptarja.com