Një 29-vjeçar shqiptar i dyshuar për grabitje është paraqitur në gjykatë pasi është akuzuar për më shumë se 30 vepra penale në të gjithë Anglinë.

Sipas Kent Online, katërmbëdhjetë prej këtyre veprave penale dyshohet se kanë ndodhur në Kent, në Sevenoaks, Tonbridge dhe Ashford.

, u akuzua më 31 janar, për 31 akuza për vjedhje me thyerje dhe dy akuza për tentativë vjedhjeje me thyerje.

Ai u paraqit në Gjykatën e Magjistraturës në Sevenoaks, ku u la në paraburgim. 

Uka u arrestua në Essex nga oficerët e Policisë së Kentit të premten. Ai do të paraqitet në Gjykatën e Kurorës në Maidstone të hënën, më 2 mars.

Veprat e tjera të dyshuara kanë ndodhur në prona në Berkshire, Bristol, Buckinghamshire, Essex, Suffolk dhe Surrey.