Anglia kundër tabusë, dy finalistet e fundit humbën në shtëpi, por 'Wembley' është si fortesë për ta, 15 fitore në 17 ndeshje! Italia nuk humbet kurrë në turne madhorë ndaj 3 'luanëve'

Itali-Angli është finalja e shumëpriur e Euro 2020 që do të luhet të dielën në Londër ku do të kurorëzohet ekipi më i mirë në Europë.Në fushë do zbresin lojtarët ndërsa në pankina do jetë një lojë shahu mes dy trajnerëve Roberto Mancini e Gareth Southgate por edhe precedentët e përballjeve të kaluara dhe kuriozitetet mund të ndikojnë në rezultatin e finales së “Wembleyt”. Italia dhe Anglia përballen për herë të parë në finalen të një turneu madhor.

Italia nuk ka humbur kurrë ndaj Anglisë në fazat finale të një Europiani apo Botërori dhe është kampione e Europës vetëm një herë në vitin 1968-të. Por në total bilanci i përballjeve Itali-Angli është gati i balancuar. Këto dy skuadra janë ndeshur 27 herë mes tyre ku të kaltërit kanë fituar 10 sfida ,8 i kanë fituar anglezët dhe 9 janë mbyllur në barazim.Nga ana tjetër Anglia e ka për herë të parë në finalen e një Europiani dhe kërkon dëshpërimisht një trofe madhor pas Botërorit të vitit 1966-të fituar plot 55 vite më parë. “Tre luanët” e kanë kthyer “Wembley” në një fortesë pasi në 17 ndeshjet e fundit në këtë stadium 15 i kanë fituar. Por Anglia duhet të thyejë edhe një tabu.

Dy rastet e fundit që një Kombëtare ka luajtur finalen e Europianit në shtëpinë e saj ka humbur. Bëhet fjalë për Portugalinë në Europianin e vitit 2004 që në finale humbi 1-0 ndaj Greqisë dhe në Europianin e fundit në “Francë 2016-të” transalpinët u mundën nga Portugalia po 1-0. Anglia do kërkojë të thyejë këtë tabu. Italia është e pamposhtur në 33 ndeshjet e fundit ndërsa Anglia nuk njeh humbje prej 12 ndeshjes në çdo kompeticion ndërsa në 14 ndeshjet e fundit mes tyre Anglia ka fituar vetëm dy sfida. Italia e ka mposhtur Anglinë edhe në Botërorin e 2014-të ndërsa hera e fundit që janë ndeshur në fazën finale të një Europiani ishte në vititin 2012-të kur sfida u mbyll barazim dhe Italia e mposhti Anglinë pas penalltive. Uefa ka përcaktuar edhe arbitrin e sfidës që do jetë holandezi Bjorn Kuipers.

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja