Anija 'Monet' për herë të parë në Shqipëri, turistët zbarkojnë në Durrës

Anija 'Monet' për herë të parë në Shqipëri, turistët zbarkojnë në Durrës

Mëngjesin e sotëm është ankoruar në portin më të madh në vend, anija turistike “Monet”, e cila ka në bord 24 turistë të huaj dhe 17 persona ekuipazh. “Monet” është ankoruar në kalatën 5 të portit detar, ndërsa nga Autoriteti Portual Durrës janë marrë të gjitha masat për krijimin kushteve në akostimin e anijes dhe orientimin e turistëve.

Turistët e huaj kryesisht nga SHBA, Britania e Madhe dhe Kroacia, janë drejtuar në qendrat muzeale dhe historike të Durrësit, Krujës dhe Tiranës. Sipas Autoritetit Portual të Durrrësit, ky është lundrimi i parë i kësaj anije turistike në vendin tonë.

Anija turistike ka gjatësi 68 m, mban flamurin e St. Vincent&Grenadines. Deri në fund të këtij viti në Durrës parashikohet të mbërrijnë pesë veliera dhe kroçera të tjera.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Valteri zbulon ‘paktin’ Berisha-Meta për zgjedhjet 2025

Valteri zbulon ‘paktin’ Berisha-Meta për zgjedhjet 2025