Një anije me rreth 50-60 emigrantë është pikasur nga stafi i forcave detare “Oriku” rreth orës 16:50 të ditës së sotme në detin Egje.  

Sipas njoftimit, emigrantët ishin nisur nga brigjet e Turqisë dhe kishin si destinacion brigjet greke. 

Mësohet se pas diktimit të gomones me kladenstinë, stafi i anijes “Oriku” njoftoi anijen komandë "Braderburg" si dhe anijet e RB turke, greke dhe Frontex.

Pas njoftimit, gomonia është shoqëruar në brigjet e greke ku u njoftuan autoritetet e portit të Kiosit sepse në rajon nuk ka pasur asnjë mjet tjetër pjesë e misionit.

Operacioni përfundoi në 17:30. Ky nuk është rasti i parë, vetëm pak ditë më parë anija “Oriku” ndihmoi në shpëtimin e disa klandestinëve të tjerë në brigjet e detit Egje.

anija korriku

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)