Dhjetra fëmijë të Shtëpive të Fëmijës të Shkodrës, Tiranës dhe Sarandës, ishin të premten vizitorë në anijen eksploratore “Tara” e cila ndodhet prej tre ditësh në gjirin detar të Vlorës në kuadrin e një ekspedite katër ditore që ka për qëllimin sensibilizimin për çështjet e mjedisit.
Prania e vizitorëve të vegjël në bordin e anijes së njohur, është pjesë e një nisme dhe një marrëveshjeje mes Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë me Ambasadën e Francës në Tiranë. Ata u bënë protagonistë të një ekspedite në hapësirën e gjirit detar të Vlorës, që ka si synim jo vetëm argëtimin, por edhe njohjen e tyre me pasuritë natyrore të kësaj zone.
Në një prononcim për mediat, drejtori i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, Auron Tare, theksoi se, qëllimi i kësaj nisme që gjeti përkrahjen e plotë të ministrit Erion Veliaj, është të ekspozojë fëmijët me problemet e mjedisit dhe kërkimet arkeologjike dhe nënujore në zonën detare të Vlorës, me qëllim që këto çështje të zgjojnë interesin e tyre për sot dhe të ardhmen.

Ai sqaroi se, ekspedita katër ditore e anijes Tara në Vlorë, ka profil sensibilizues. “Prania e anijes Tara nuk ka mision kërkimor shkencore, për natyrë sensibilizuese për problemet e mjedisit detar”, theksoi Tare.
Nga ana e saj, Drejtoresha e Drejtorisë Rajonale të Shërbimit Social Shtetëror, Ines Stasa, theksoi se, një nismë e tillë, produkt i bashkëpunimit mes Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë dhe Ambasadës së Francës në Tiranë, synon veç të tjerash edhe sensibilizimin e shoqërisë dhe orientimin e saj, ndaj mirëqenies sociale të një kategorie siç janë fëmijët e Shtëpisë së Fëmijës.
“Krahas sensibilizimit për mbrojtjen e mjedisit, së bashku duhet të mendojmë për këta fëmijë, për mirëqenien e tyre. Është përgjegjësi e shoqërisë e ardhmja e këtyre fëmijëve”, u shpreh Stasa.
Prania katër ditore e anijes “Tara” në gjirin detar të Vlorës, ka si synim sensibilizmin dhe informimin e publikut për temat mjedisore, të cilat janë objekt i punës më shumë se 10 vjeçare për ekuipazhin e saj dhe gjithashtu edhe pjesë e kësaj ekspedite që emërtohet “Tara Mediterranea”.

Gjatë ditëve të qëndrimit, në programin përkatës u përfshinë vizita në bordin e saj, konferenca, ekspozita mjedisore.
Pjesë e programit ishte edhe një seminar me punonjës shkencorë francezë dhe shqiptarë, që u organizua në Universitetin “Ismail Qemali” të Vlorës. François Galgani dhe Sajmir Beqiraj, referuan për bashkëpunimin franko shqiptar për mbrojtjen e bregdetit në Shqipëri, si dhe për perspektivat e mbrotjes së hapësirës së përbashkët mesdhetare.

Një ekspozitë me temë mjedisore u çel edhe në Qendrën për Informim të BE-së në qytetin e Vlorës. /ATSH/
/Shqiptarja.com

FOTO