Anija 'Vlora', 33 vite më parë zbarkoi 20 mijë emigrantë shqiptarë në Bari! Historia dhe mikpritja e qytetit: 'Ne jemi shpresa e tyre e vetme'

Bari- Anija tregëtare që vinte nga Kuba drejt Durrësit u sulmua nga një tufë të dëshpëruarish dhe detyruan komandantin Halim Milaqi të ndërronte tranzit drejtë Puglias. Sot  festohet kjo ngjarje.

“Janë njerëz, njerëz të dëshpëruar. Nuk mund ti kthejmë pas,jemi shpresa e tyre e vetme”

Fjalë këto që hynë në histori, nga Enrico Dalfino, në atë kohë kryebashkiaku i Barit që ne 8 gusht të 1991 që u gjend përballë kësaj anije tregëtare, Vlora, mbushur me 20.000 emigrantë shqiptarë që arratiseshin nga shteti i tyre për të kërkuar lirinë në Itali, duke ankoruar në brigjet e Barit.

Një fluks njerëzish i pa parë më parë. Asnjëherë kaq shumë bashkë dhe menjëherë, nuk kishin marrë rrugën e detit për të kërkuar mikëpritje në Itali.K ur anija bëri ndalesën në portin e Barit, u shfaq një grumbull njerëzish që zaptonin çdo cep të anijes. Shumë fëmijë në bord. Ky zbarkim konsiderohet një kthesë epokale për Italinë. Në muajt qe pasuan, për të qënë më të saktë që prej marsit arritën në Brindizi 5 anije dhe dhjetra varka për një total prej 23000 emigrantësh.

Sulmi ndaj anijes tregëtare

Anija tregëtare vinte nga Kuba (ku kishte arritur në 7 gusht) dhe transportonte kallam sheqeri. Pasi arriti në Durrës u sulmua nga një grup njerëzish të dëshpëruar (disa prej të cilëve dhe të armatosur) të cilët kishin kapërcyer blloqet e sigurisë në port ( ku nuk kishte më asnjë patrullë policie) e pasi u ngjitën në bordin e Vlora  detyruan komandantin Halim Maliqi  të ndryshonte drejtim për në Brindizi, që ata të linin pas rrënojat e regjimit komunist. Mirëpo udhëtimi përfundoi në Bari “qëndronim njëri mbi tjetrin dhe vapa ishte e pa durueshme” i tregoi një polici një nga mijëra djemtë në bordin e Vlora.

33 vite kaluar nga ajo ditë ,nga ai zbarkim  që shënjoi edhe fillimin e emigrimit në masë drejtë Italisë,por që nuk e kaloi më në numër atë shifër të madhe njerëzish në një inbarkim të vetëm.

Autoritetet u gjendën brënda pak orësh para nevojës për të organizuar dhe përballuar një emergjencë humanitare të pa pritur.Mes shumë opsionesh që u morën parasysh u vendos të dërgoheshin emigrantët në stadiumin Vittoria. Shumica prej tyre u riatdhesuan në ditët që pasuan.1500 arritën të përfitonin azil politik ,2000 të tjerë iu ikën autoriteteve. Në ato ditë të vështira populli barez tregoi një solidaritetin e gjithë mikëpritjen e tij.

Kujtesa
Si çdo vit qyteti i Barit përkujton këtë datë me një ceremoni. Mëngjesin e së enjtes, 8 gusht, kryebashkiaku i Leçes do t'i dorëzojë çelësat e qytetit shkrimtarit Mario Desiati dhe në mbrëmje, në San Girolamo, do të ketë një moment reflektimi për pritjen dhe integrimin, me praninë e njerëzve të ndryshëm. personalitete dhe prezantimi i një goditjeje në erë të shkrepjes së famshme të zbarkimit të refugjatëve. Aktiviteti organizohet nga një komitet qytetarësh italianë dhe shqiptarë nga Bari dhe San Girolamo, i cili promovon vlerat e miqësisë dhe mikpritjes./ Corriere dell Mezzogiorno/ 

M.Q./E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vetëvrasja e Mehmet Shehut para 43 vjetësh, dëshmia e ish-punonjëses së vilës: Kërkoi një kafe dhe një gotë ujë! Ngjarjen e mora vesh kur…

Vetëvrasja e Mehmet Shehut para 43 vjetësh, dëshmia e ish-punonjëses së vilës: Kërkoi një kafe dhe një gotë ujë! Ngjarjen e mora vesh kur…