Anila Çela vjen me një tjetër vision
 

Anila Çela vjen me një tjetër vision<br /> 
Emisioni “Ora 5” në Vizion Plus, tashmë është riformatuar, për të ardhur me një konceptim tërësisht tëri. Jo vetëm orari ka ndryshuar, por edhe prezantimi dhe studio. “Emisioni i pasdites në Vizion Plus këtë sezon rikthehet me shumë ndryshime. Dhe i pari është titulli i programit “Vizioni i Pasdites”. Një emision që do të vijë krejtësisht i ndryshuar në gjithçka.

Që nga orari i transmetimit që do të nisë live ne 16:30 e deri 18:10 çdo ditë nga e hëna në të premte. Nën produksionin e Holta Dulakut pasditja do të vijë edhe në një skenografi te re. Ndryshime do të ketë në formë e përmbajtje. Si edhe një tjetër risi e këtij sezoni do të jetë edhe bashkëprezantuesi im, nuk do të jem vetëm në studio gjatë këtij sezoni”, -ka thënë Anila Çela.

anila cela

Ndërsa sa u përket sfidave ajo ka thënë “Kam shumë. E para eshtë bashkëprezantimi me një partner në studio. Këtë më shumë e quaj ekperiencë të re. Që në momentin që bëhem gati të nis një sezon të ri, të gjatë, të perditshëm, LIVE i kam hyrë nje sfide të madhe”. Ndërkohë në krah të saj në këtë vision të ri do të jetë si prezantues Arbër Kadia.

Redaksia Online
(Xhulia Karavella/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Pas ndërhyrjes kirurgjikale, Rama i kthehet aktivitetit të përditshëm

Pas ndërhyrjes kirurgjikale, Rama i kthehet aktivitetit të përditshëm