Shumë shpesh jemi mësuar ti shohim zonjat e para të vendit të përcjellin te populli i tyre jo vetëm inteligjencë, humanizëm por, edhe me anë të imazhin t'iu imponohen me stilin elegancën pse jo edhe me guximin në modë.

obama

Pikërisht Michelle Obama, zonja e parë e USA, është quajtur ikonë mode sepse ajo pati guximin të thyejë tabutë e protokollit të veshjeve, të dalë nga kornizat e zakonshme dhe të guxojë me ngjyrat e forta, me gjatësitë e veshjeve të cilat kalonin dhe kupën e gjurit si dhe me paraqitjen e saj në publik me materiale me motive.

Ajo jo vetëm percjell stil mode dhe elegancë në imazhin e saj, por herë pas here nga mënyra se si i kombinon veshjet e zgjedhjet që bën, përcjell mesazhin se jo çdo gjë e blerë shtrenjtë ka ndikim.

Tashmë të gjitha kompanitë tekstile rendin mbas stilit të saj. Së fundmi atë e shohim gjithashtu të guxojë bukur madje edhe për sa i përket frigurës, e cila i ka dhënë mjaft sharm imazhit të saj. Odeta Nishani karakterizohet gjithashtu nga një paraqitje elegante dhe stil.

nishani obama

Të gjitha veshjet e saj, me të cilat është prezantuar në publik kanë qenë tepër të kujdesshme, të kuruara deri në detaj dhe pika e saj e fortë është përshtatja mjaft mirë e stilit që zgjedh me personalitetin e saj.

Në ngjyrat e materialeve që ajo përzgjedh shohim që është shumë afër koloreve të qeta, guxon herë pas here edhe me jeshilen e fortë që të gjithë e dimë se është
shumë në modë, gjë që e bën atë të jetë shumë afër tendencave të modes si në stil dhe në kolore.

anila konomi

Duke parë herë pas here fotot e saj, dallojmë mjaft qartë që zonja Nishani di të ndajë shumë mirë veshjet casual që përdor gjatë ditës me ato të cilat duhet të prezantohet në media dhe public, si zonjë e parë.

Për sa i përket frigurës së saj shohim se ajo i qëndron tepër besnike por është zgjedhja e duhur sepse i përshtaten mjaft mirë me portretin. Eshte e kursyer në bizhu dhe aksesorë gjë që e bën atë tepër selektive.

(xh.k/shqiptarja.com)