ANKARA, 1 dhjetor /ATSH-AA/ - Zëvendëskryeministri i Turqisë, Ali Babacan njoftoi se që nga dita e sotme Turqia merr kryesimin e G20-ës.
Babacan zhvilloi një konferencë shtypi, ku njoftoi marrjen e presidencës nga Turqia.
"Krijimi i këtij forumi ka si qëllim sigurimin e stabilitetit ekonomik global dhe për të promovuar sigurimin e shkëmbimit të pikëpamjeve jozyrtare mes vendeve", deklaroi Babacan.
"Vendimi për themelimin e këtij forumi është marrë në mbledhjen e 25 shtatorit 1999 në Uashington dhe krahas Turqisë anëtarët e G20-ës janë edhe Argjentina, Australia, Brazili, Kanadaja, Kina, Franca, Gjermania, India, Indonezia, Italia, Japonia, Meksika, Rusia, Arabia Saudite, Afrika e Jugut, Koreja e Jugut, Britania e Madhe, SHBA dhe Bashkimi Evropian", shtoi ai.
"Deri tani janë zhvilluar nëntë samite dhe samiti i 10-të do të zhvillohet vitin e ardhshëm, më 15-16 nëntor, në qytetin Antalia", deklaroi Babacan./ a.jor.









