Ankaraja do të mbështesë kryeministrin holandez Rutte në garën për Sekretar të Përgjithshëm të NATO-s
Mark Rutte dhe Rexhep Tajip Erdogan
Turqia u ka bërë të ditur anëtarëve të tjerë të NATO-s se do të mbështesë kandidaturën e kryeministrit holandez Mark Rutte si Sekretar i ri i Përgjithshëm i Aleancës Atlantike.
Lajmi është bërë i ditur televizioni shtetëror turk Trt. Të premten e kaluar Rutte shkoi në Stamboll ku pati një takim me Presidentin Rexhep Tajip Erdogan.
Gjatë takimit, kryeministri holandez e cilësoi Ankaranë si një "aleat vendimtar" në NATO, si dhe vlerësoi rolin e kreut të shtetit turk në përpjekjen për të gjetur një zgjidhje për konfliktet në Ukrainë dhe në Gaza.
Shefi aktual i NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili ka qenë në krye të aleancës më të madhe ushtarake në botë që nga viti 2014, është afër fundit të mandatit të tij ndërsa gjetja e një pasardhësi është urgjente veçanërisht në një kohë kur sfidat gjeopolitike janë të mëdha.
Një sërë emrash të tjerë janë përfolur për të zënë vendin e Stoltenberg si kryeministrja e Estonisë Kaja Kallas, Ministri i Jashtëm letonez Krisjanis Karins dhe Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen. Kjo e fundit shprehu dëshirën e saj për një mandat të dytë në punën e saj aktuale, por Rutte është deri tani pretendenti kryesor për të qenë shefi i ri i NATO-s.
K.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Joe Biden tërhiqet nga gara presidenciale në SHBA, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
86%
-
Të gabuar
3.8%
-
S'më intereson
10.2%
Vota total: 606
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Historiania Kocaqi: Beleri të shpallet ‘non grata’, plan për greqizimin e Himarës! Nëse refuzohet rezoluta për ligjin e luftës, t'i drejtohemi NATO-s
18 Korrik, 18:04
-
NATO-ja emëron përfaqësuesin e saj në Ukrainë
17 Korrik, 19:31
-
Kurti: Anëtarësimi në NATO mbetet synim i qartë i Kosovës
16 Korrik, 13:29
-
Gjermania plan emergjence në rast konflikti me Rusinë, korridor për 800 mijë trupa të NATO-s
15 Korrik, 20:41
-
Koreja e Veriut dënon deklaratën e samitit të NATO-s
13 Korrik, 22:43
-
FOTOT/ Përplasjet për Belerin? Mitsotakis ‘zhduk’ Ramën nga fotoja familjare e samitit të NATO-s
13 Korrik, 21:38
-
NATO mbyll takimin në Uashington me garanci sigurie për Ukrainën
13 Korrik, 18:22
-
Koreja e Veriut dënon deklaratën e samitit të NATO-s
13 Korrik, 17:32
-
Hasani krah Blinkenit në Uashington: Faleminderit për Samitin historik të NATO-s
12 Korrik, 21:21
-
Forcimi i marrëdhënieve Kosovë-Francë, Osmani takoi Macron
12 Korrik, 16:25
-
Pas samitit të NATO, Orban takohet me Trump: Mund të rikthejë paqen në Ukrainë
12 Korrik, 12:00
-
Zelensky u kërkon vendeve të NATO-s t’i heqin kufizimet se si Ukraina mund ta sulmojë Rusinë
11 Korrik, 23:02