Ankesa e Malit të Zi/ Klosi nga Shkodra: Rasti i Bunës po hetohet, kush ndot mjedisin rrezikon burgun

Ndotja e lumit të Bunës, është kthyer në një shqetësim  kohët e fundit duke  bërë që pala e Malit të Zi të protestojë tek pala shqiptare, duke i kërkuar që të marrë masa.

Në lidhje me ndotjen e këtij lumi sot nga qyteti i Shkodrës ka reaguar edhe ministri i turizmit, Blendi Klosi i cili ka thënë se në lidhje me këtë rast do të hetohet dhe më pas ministria do të mbajë një qëndrim.

"Jemi në Shkodër për të diskutuar hapësirat e mbrojtura që duhet të jenë në vëmendje. Do të vendosim rregulla të reja me menaxhimin e parkut natyror. Jemi në diskutim me kryebashkiakut për menaxhimin e mbetjeve urbane. Pa ashtu edhe me ndotjen e lumit të Bunës, Do ta hetojmë dhe do mbajmë qëndrim. Është një numër i madh bashkish e ish komunash dhe lumenjtë dhe zonat pranë lumenjëve hedhin mbetjet urbane. Mjafton nje shi dhe këto mbetje derdhen de shkojnë ne det. Ajo që kërkojmë ne në zbatim të kodit të ri për vendepozitim ilegale kodi penal dënon jo vetëm me gjoba por edhe me heqje lirie. Thiirje për operatorit që hedhin në lumenj mbetjet por edhe bashkite te shohin ven tjetër  për menaxhimin e mbetjeve urbane." ka deklaruar  ministri Klosi.

Klosi ditën e sotme ishte në Shkodër në kuadër të Turit të Studimit të Zonave të Mbrojtura. Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura (AKZM) ka përzgjedhur Shoqatën Kombëtare të Parqeve të Shqipërisë për realizimin e një studimi mbi vlerësimin dhe rishikimin e të gjithë sistemit të zonave të mbrojtura në Shqipëri.

Ministri i Turizmit dhe i Mjedisit, Blendi Klosi theksoi se Shkodra është një festival i natyrës, pasi e ka dhe detin, lumin, liqenin, malin ka një shumëllojshmëri habitatesh biodiversiteti e mbi të gjitha ka njerëz vital dhe dashamirës që duan ta mbrojnë këtë natyrë të bukur.

“Prandaj ky diskutim duhet t’i perkatesë gjithë qytetarisë. Duhet të diskutojmë se sa e kemi ne të mundur që pasi bëmë planin e menaxhimit të Alpeve, pasi bëm Planin e Investimeve në infrastruktur, që të shohim se sa jemi ne të gatshëm ta mbrojmë, që mos bëhet atje një dëmtin, që është e pamundur pastaj të rregullohet. Ne kemi diskutimin e madh përsa i përket zonës së bregut të Velipojë. Është një perlë që për mua shënon pa dyshim destinacionin më të mundshëm për të bërë një destinacion TOP Evropian në Shqipëri. Po të shohim sic dhe e kanë paraqitur ekspertë,t pjesa e plazhit të Velipojës është urbane dhe nuk mund të quhet më pjesë e një natyretë mbrojtur. Zona e derdhjes së Lumit Buna dhe zona e derdhjes së Lagunës, padyshim duhet ruajtur me shumë fanatizëm. Fanatizëm që do t’i coj ato në një atraksion të jashtëzakondshëm”, theksoi Klosi.

Më pas Ministri u ndal në zonën e Rrjeollit që është po aq afër zonës malore sa dhe bregdetit, ku natyra është mëse e konservuar,  e cila i përket një turizmi shumë interesant.

“Liqeni i Shkodrës nuk është një perlë Shqiptare është një perlë ballkanike dhe ne vazhdojmë ta trajtojmë si një gjë të zakondshme. Ai liqen ështgë një vlerë unikale dhe një pasaportë e jashtëzakondshme e zhvillimit të turizmit jo vetëm shqiptar por dhe i Malit të Zi dhe duhet t’a bëjmë së bashke me Malin e Zi për të qenë një destinacion Evropian, Por edhe zot ne kemi ankesa, sikundër më pyetën dhe gazetarët, nga vendet fqinje për mënyrën se si ne trajtojmë mbetjet urbane që hidhen në lumë, apo mënyrën se si ne i trajtojmë venddepozitimet e mbetjeve urbane dhe për këtë ne jemi në një takim me gjithë kryetarët e bashkive dhe mënyrën se si menaxhohen mbetjet urbane në Shqipëri, sepse këtej duam turizëm elitar, këtej duam të ofrojmë Rrjollin për hotele dhe resorte me 5 yje, si Rërën e Hedhun, apo Shëngjinin dhe këtej vazhdojmë që mbeturinat t’i hedhim  buzë shtratit të lumit dhe një shi, një përmbytje dhe lumi i con në anën tjetër në Malin e Zi apo Kroaci. Pra, nuk është se nuk i njojhim problemet por dueht të reagojmë për këto probleme”, tha Klosi.

Sipas tij duhet të bashkëpunohet me Bashkitë, pushtetin vendor dhe komunitetin, që të mos derdhen mbeturinat në lumë. “Nuk është Agjencia që bënë pastrimin nga mbeturinat të territoreve është pushteti lokal, Njësitë Adminsitrative që sigurojnë pastrimin dhe mbledhjen e mbeturinave”, theksoi Minsitri.

Diskutimi ndaloi në dy pika të rëndësishme: Projekti për Parkun e Alpeve, që do të thotë bashkimi i dy Parqeve Kombëtare ai i Valbonës dhe i Thethit, por dhe disa parqeve natyrore dhe zonave përreth tyre. Një projekt i madh, pasi do të thotë menaxhim i përbashkët, i njëkohshëm i një sipërfaqe të madhe. Pika e dytë më e rëndësishme është Parku Natyror Liqeni i Shkodrës dhe  Peisazhi i Mbrojtur Lumi Buna Velipojë. Propozohet që në këto dy Zona të ketë ulje të sipërfaqeve, sepse duhen hequr ato territore që janë toka bujqësore dhe nuk kanë më vlera natyrore, nuk konsiderohen më si habitate për jetën e egër, si dhe do të hiqen ato zona që i janë nënshtruar zhvillimeve urbane.

Mbi 18 % e sipërfaqes së vendit është Zonë e Mbrojtur, e cila konsiston në 14 parqe kombëtare, disa rezervate natyrore të menaxhuara e peizazhe të mbrojtura, në të cilat strehohen vlerat më të mëdha natyrore dhe të biodiversitetit në vend.

Janë parashikuar mbi 20 takime mes AdZM-ve, përfaqësuesëve të pushtetit lokal dhe ekspertëve, të cilat po kryhen në të gjithë vendin, duke mos lënë jashtë vëmendjes dhe analizës së detajuar asnjë zonë të mbrojtur nga Parqe Kombëtare deri te Monumentet e Natyrës. Rezultatet e gjithë kësaj pune do të jenë të vlefshme për të gjithë komunitetet dhe grupet e interesit që përfshihen në zonat e mbrojtura.

Deklarata e plotë e Klosit: 
 

Në kuadër të diskutimit përsa i përket vlerave të Shqipërisë dhe natyrës shqiptare në ofertën turistike jemi sot në Shkodër në një diskutim të hapur public që është vetëm diskutimi i parë me komunitetin dhe me grupet e interesit për të lejuar vlerësimin që do të japin të githa grupet e interesit në mënyrë të vecantë por edhe përfaqësuesit e bashkive të qarkut Shkodër përsa i përket zonave të mbrojtura. Është një disktuim që e kemi ndërmarrë kudo në Shqipëri për të gjetur vlerën dhe arsyen përse zona duhet të jetë e mbrojtur. Në qoftë se flasim që mund të ketë një zonë që krijon një festival të jashtëzakonshëm, i ka të gjitha, nuk i mungon asgjë për të qenë zona e plotë e cdo hapësire që ka vlerë natyrore. Ka detin e mrekullueshëm, bregdetin fantastic të pashfrytëzuar, lagunën, lumin, liqenin, ka të gjitha llojet e habitateve, të gjitha llojet e atyre që ne duhet të mbrojmë por ka edhe një popull kaq të mirë dhe vital që kërkon që kjo bukuri e natyrës të jetë pjesë e jetës së tyre. Diskutimi përsa i përket të tre zonave që folën edhe ekspertët duhet të jetë pjesë e diskutimit të të gjithë qytetarisë. Sa jemi të gatshëm ne që të kuptojmë se kjo bukuri natyrore nuk është e gjeneratës sonë , nuk kemi asnjë të drejtë të abuzojmë me të sic është abuzuar në vite të tranzicionit shqiptar. Sa jemi të gatshëm ta ruajmë këtë pasuri por edhe të ofrojmë si potencial turistik. Pra sa e kemi ne të mundur që pasi bëmë planin e menaxhimit të alpeve dhe planin e investimeve që duhen ndërmarrë përsa i përket infrastrukturës por edhe ndërtimeve ta shpallim atë një zonë të mbrojtur që cdo herë që do të ketë atje një ndërhyrje të jetës sonë moderne të jetë brenda normave, parimeve dhe të mos bëhet atje një ndërtim i cili të jetë i pamundur të rregullohet. Ne kemi diskutim të madh  sa i përket zonës së bregut të Velipojës . Është një perlë që për mua padyshim shënon destinacionin më të mundshëm për t’u bërë një destinacion “top” europian në Shqipëri dhe po të shikojmë edhe mënyrën sesi e kanë gjykuar ekspertët dallohet që cilido ekspert nuk mund ta trajtojë më si një zonë të mbrojtur, zonën e zhvilluar urbane të plazhit të Velipojës sepse është pothuajse e dalë nga mundësia për të qenë një objekt natyror, por ama zona e derdhjes së lumit Buna dhe zona e lagunës padyshim duhet ruajtur me shumë fanatizëm që do t’i cojë ato në një atraksion të jashtëzakonshëm. Ekspertët ndërkombëtarë që kanë studiuar zonën e veriut dhe të gjithë bregedetin shqiptar e nxjerrin zonën e Rrjollit si një destinacion unikal në të gjithë zonën mesdhetare. Është afër qytetit, është një zonë plazhi e mrekullueshme por ka afër edhe zonën natyrore, edhe rrethimin nga zona malore, është aq afër Ranës së Hedhur dhe pastaj Shëngjinit e zonës së Lezhës dhe për fatin tonë është një zonë reale e paprekur. Në qoftë se duam të bëjmë një zhvillim interesant turistik në Shqipëri, ajo zonë mund të ofrohet si një nga zonat më të paprekura në kuadër të zhvillimeve dramatike të viteve të fundit. Ndaj them që edhe një zonë e cila është aq e bukur ka pësuar goditje të forta nga tranzicioni. Duhet që ne të kemi një analizë të hollësishme se cilat janë zonat që ne i trajtojmë si të mbrojtura.

Kemi diskutimin e liqenit të Shkodrës që nuk ësthë një perlë shqiptare por një perlë ballkanike dhe ne vazhdojmë ta trajtojmë si një liqen të zakonshëm, Akoma nuk kemi arritur të kuptojmë se ai liqen është një vlerë unikale dhe një pasaportë e jashtëzakonshme e zhvillimit të turizmit jo vetëm shqitpar por edhe Malit të Zi dhe sesi mund ta bëjmë së bashku një destinacion për të qenë një destinacion europian. Por ama edhe sot kemi ankesa nga vendet fqinjë përsa i përket mënyrës sesi ne i trajtojmë mbetjet urbane që hidhen në liqen apo në lumë apo mënyrën sesi ne i trajtojmë venddepozitimet e mbetjeve urbane. Dhe ne për këtë jemi tashmë në një takim me të gjtihë kryetarët e bashkive sepse këtej duam të kemi turizëm elitar, duam ta afrojmë Rrjollin për hotele apo resorte me 5 yje apo Rërën e Hedhur apo Shëngjinin dhe nga ana tejtër vazhdojmë që mbeturinat t’i hedhim buzë shtrati të lumit. Një ditë bie shi dhe mbeturinat janë buzë lumenjve dhe pastaj shkojnë në Adriatik e më pas në Mali të zi apo Kroaci.

Ne duhet të reagojmë për këto probleme. Nuk është se ne nuk e dimë ku na pikon catia, por kjo nuk mund të jetë një përpjekje që vjen vetëm me ndërhyrje qeveritare. Dakord, e shpallim zonë të mbrojtur , por cfarë bëjmë si komunitet, cfarë bën bashkia e Shkodrës, Malësisë së Madhe, e Pukës apo e Vaut të Dejës që kjo situatë të ndryshojë. Cfarë bëjnë kryetarët e bashkive, institucionet bashkiake , cfarë bën komuniteti që ne të mos kemi më plehra në lumë?  Ky është problem i madh. Ne duam ta kemi zonë të mbrojtur dhe nuk kemi një kontribut fare minimal që këto zona të mbrojtura të shndërrohen në pasuri ekonomike . Shpallja zonë e mbrojtur nuk është një atribut i kotë, pra nuk ka qenë para 50 vjetësh zonë e mbrojtur e të mbetet prapë zonë e mbrojtur. Dhe ky diskutim që është sot  me ekspertë është që për cdo metër katror të kësaj sipërfaqe pse është zonë e mbrojtur, pse ka vlera unikale, pse duhet që aty të ketë zhvillime brenda kritereve dhe standarteve jonormale si ana tjetër apo si gjithë 80% tjetër i Shqipërisë. Për këtë kemi marrë ekspertët më të mirë të fushës dhe profesoriatin e universiteteve të Shkencave të Natyrës dhe të Mjedisit që kanë ofruar profesorët për të qenë pjesë e këtij diskutimi të parë dhe për të përcaktuar skeda të plota të cdo zone. Thënë të gjitha këto, nuk është zonë e mbrojtur për të qenë atje zonë e vdekur. Është zonë e mbrojtur për tu zhvilluar në mënyrë të kontrolluar dhe për këtë ne duhet të flasim hapur për komunitetin e biznesit. Nëse një destinacion prodhon më tepër qoftë të ardhura, qoftë ekonomi nga turizmi, nga vizita në liqen, nga trajtimi i liqenit si një pasuri urbane e jashtëzakonshme ne nuk mund të lejojmë që liqeni të vazhdojë të konsiderohet si landfill për papërgjegjshmërinë e cdo administratori publik qoftë qendror, qoftë lokal, prandaj duhet të fillojmë të marrim masa shumë më të forta. Ne kemi Agjencinë e zonave të Mbrojtura por ajo nuk është për të pastruar apo për ta trajtuar një sipërfaqe natyrore, por është për ta ruajtur dhe për të mos lejuar që ajo të mos dëmtohet dhe ka ardhur koha që duhet të flasim hapur me bashkinë. Është një zonë që i afrohet bashkisë si një park natyror pra që përvec se të jetë i bukur të jetë edhe i vizitueshëm dhe nuk besoj se ka vend më të bukur sesa laguna e Rrjollit për të shkuar me bicikleta apo grykëderdhja e Bunës ëhtë magji, por ama Mali i Zi në krahun tjetër ka super intesitet zhvillimi turistik sa i përket vizitës në atë zonë, pjesa jonë është vetëm e bukur. Ka ardhur koha që këto biseda ne ti bëjmë hapur me komunitetin dhe duke qenë këto zona të mbrojtura ne ti afrojmë ato për zhvillime të kontrolluara. Ky është i vetmi thelb i bisedës sonë por natyrisht duke ofruar ekspertizë të nevojshme përsa i përket cdo cm të këtyre zonave, pse është zonë e mbrojtur.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • moni: 12/10/2019 01:36

    MINISTRI LESHI jeni ,,,qelbet ballkanin dhe europen,,,,qeveri pa piken e respektit dhe integritetit,,,,keta palaco ministra e kane mendjen vetem per te vjedhur e jo per te pastruar ambientin dhe rregulluar punet e shqiperise,,,si uji,ujrat e zeza,,kanalet kulluese ,,sisteminim e lumejve qe ata te mos permbytin qytetet,,,frenimin e ndertimit kuturu,,pa leje,pa plan,,pa urbanistike,,,,rregullimin e fshatrave,pastrimin e qyteteve qe nuk behet,,eshte nje fshat ketu afer tiranes ,,vaqarr quhet qe I ka varrezat ne maje te kodres,,a me gjeni ndonje fshat ne Europe qe I ka varrezat ne maje te kodres,,,me keto te merret qeveria e debileve dhe te paafteve,,,dhe dashnoreve,,,….

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?