SHKODER- Komuniteti serb dhe ai malazes ka kërkuar mbështetje prej Patriarkut Irenej. Në fjalën e tij kreu i shoqatës “Ne do të kemi Rozafa” Pali Brajoviç, vlerësoi se kjo vizitë u jep më shumë kurajë të ruajnë dhe të luftojnë për identitetin e tyre serb. “Prania juaj këtu na mbush me forcë të re në luftën e mëtejshme për ruajtjen e identitetit të popullit tonë, i cili për dekada të tëra u privua rëndë”.
Ndërsa shton se në dhjetë vitet e para nuk ka pasur asnjë ndihmë nga ata që ishin të detyruar me ligj që t’ua jepnin. Por, shton se, në dhjetë vitet e fundit, në sajë të kujdesit dhe përpjekjet e Mitropolitit të Malit të Zi dhe Bregdetit, kanë pasur mbështetje shpirtërore dhe materiale.
“Falë kësaj, ne kemi mbijetuar jo vetëm, por edhe kemi zhvilluar aktivitetet. Ne gjithashtu kemi mbështetjen e Republikës së Serbisë, e cila përmes Ministrisë së Diasporës dhe Ministrisë së Kulturës ka dhënë ndihmë. Kjo ndihmë është përqendruar kryesisht në krijimin e kushteve për të mësuar gjuhën dhe kulturën serbe. Deri tani ne kemi realizuar rreth tridhjetë projekte në këtë zonë”, nënvizoi Brajoviç.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com