TIRANË- Në dy seanca, 24 mars dhe 1 prill, kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj iu pezulluan afatet e paraburgimit nga GJKKO, për shkak se në gjyq munguan të pandehurit e tjerë. I pari i Tiranës e ka ankimuar në Apelin e GJKKO-së si të padrejtë këtë vendimmarrje, me argumentin se vetë Veliaj kishte dërguar në seancat gjyqësore avokatin e tij mbrojtës Plarent Ndreca dhe afatet e paraburgimit nuk mund të pezullohen në mënyrë kolektive.

Kjo ankesë e Veliajt do të shqyrtohej sot në Apelin e GJKKO-së, por seanca u shty pasi gjyqtarja Saida Dollani konstatoi parregullsi në shkresën për njoftimin e kryebashkiakut. Sipas saj, Burgjet kishin dërguar një fotokopje të shkresës që tregonte se Veliaj kishte marrë dijeni për zhvillimin e seancës, dhe jo dokumentin origjinal. Për këtë arsye, gjyqtarja Dollani vendosi që senaca e radhës të zhvillohet më 29 prill ora 09:30.

Pas seancës, avokati Ndreca e cilësoi absurde dhe cenim të të drejtave faktin se të pandehurve iu pezullohen afatet e paraburgimit, kur në seancat gjyqësore mungojnë avokatët e një tjetër bashkëpandehuri. E njëjta praktikë si me Veliajn, është ndjekur edhe për biznesmenin Elman Abule i cili ndodhet në arrest shtëpiak po për të njëjtën dosje. 

“Është instaluar një praktikë ku ka një dënim kolektiv kur mungon një avokat i një të bashkëpandehuri, u pezullohen afatet e paraburgimit të gjithë të pandehurve. Praktikë antikushtetuese. Absurde. Sot ishte njoftuar klienti, por u shty për shkak të një parregullsie. Ishte një parregullsi për mënyrën si ishte firmosur dhe për të mos u bërë shkak që të cenohet vendimi, gjykata me të drejtë vendosi të shtyhet seanca me 4 ditë. Më e rëndësishmja është ndryshimi i kësaj praktike, po dëmtohen të paraburgosurit, nuk ka arsye tu pezullohet paraburgimi”, tha avokati Plarent Ndreca.

Në një deklaratë për mediat, mbrojtja e Veliajt thotë se vendimi i gjykatës së shkallës së parë përbën një precedent të rrezikshëm, pasi e shndërron pezullimin e afateve të paraburgimit në një formë ndëshkimi kolektiv.

“Një sjellje procedurale individuale, në këtë rast e mbrojtëses së një subjekti tjetër, është përdorur për të zgjatur kufizimin e lirisë së personave të tjerë që nuk kanë asnjë lidhje me atë situatë, duke e kthyer një masë thelbësisht individuale në një mekanizëm ndëshkimi kolektiv. Ligji është i qartë: pasojat procedurale lidhen drejtpërdrejt me sjelljen e individit konkret”, theksojnë avokatët.

Praktika e pezullimit të afateve të paraburgimit për të gjithë të pandehurit, për shkak të mungesës apo zvarritjes së procesit nga njëri prej tyre, po ngre debate të forta në sistemin e drejtësisë. Avokatët kërkojnë ndryshime në Kodin e Procedurës Penale, duke argumentuar se kjo qasje cenon të drejtat individuale dhe mban në qeli persona që nuk kanë asnjë përgjegjësi për vonesat. Qëndrimi në paraburgim, njehsohet me një ditë e gjysëm burg, duke patur kështu ndikim të drejtpërdrejtë më pas në përllogaritjen e vuajtjes së dënimit përfundimtar. 

-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:09
Avokatët e Veliajt pas shtyrjes së seancës në Apelin e GJKKO: Po krijohet një precedent i rrezikshëm me paraburgimin! Jo ndëshkimit kolektiv

1777040042_ErionVeliajGJKKO.jpg

Pas shtyrjes së seancës në Gjykatën e Apelit për një detaj formal, kanë reaguar avokatët e Erion Veliajt, duke ngritur shqetësime serioze për thelbin e çështjes.

Në deklaratën për mediat, ata theksojnë se vendimi i shkallës së parë po deformon parimin e përgjegjësisë individuale, duke e kthyer paraburgimin në një masë me efekt kolektiv, në kundërshtim me ligjin dhe standardet e drejtësisë.

Ata theksojnë se vendimi i gjykatës së shkallës së parë përbën një precedent të rrezikshëm, pasi e shndërron pezullimin e afateve të paraburgimit në një formë ndëshkimi kolektiv.

“Një sjellje procedurale individuale, në këtë rast e mbrojtëses së një subjekti tjetër, është përdorur për të zgjatur kufizimin e lirisë së personave të tjerë që nuk kanë asnjë lidhje me atë situatë, duke e kthyer një masë thelbësisht individuale në një mekanizëm ndëshkimi kolektiv. Ligji është i qartë: pasojat procedurale lidhen drejtpërdrejt me sjelljen e individit konkret”, theksojnë mes të tjerash avokatët.


Kujtojmë se seanca gjyqësore që u shty ditën e sotme në Apelin e GJKKO-së ishte për shqyrtimin e ankimimit të kryebashkiakut Erion Veliaj, mbi shfuqizimin e një vendimi të Shkallës së Parë për pezullimin e afateve të paraburgimit.

Deklarata e plotë: 


DEKLARATË PËR MEDIA

Të nderuar përfaqësues të medias,

Në vijim të praktikës sonë për të informuar publikun mbi çdozhvillim gjyqësor që lidhet me të mbrojturin prej meje, z. Erion Veliaj, ju bëjmë me dije sa vijon:

Sot, në Gjykatën e Apelit, u shty shqyrtimi i kërkesës sonë përshfuqizimin e vendimit të shkallës së parë të Gjykatës sëPosaçme, i cili ka pezulluar afatet e paraburgimit të ErionVeliaj për shkaqe që lidhen me një subjekt tjetër të procedimitpenal, duke e kthyer një situatë individuale në një pasojëkolektive.

Shtyrja e seancës erdhi për një detaj formal në firmën e Drejtorit të Burgut, një çështje që gjykata, me të drejtë, e konsideroi të rëndësishme për integritetin e procesit të rregulltligjor. Ky është një standard që ne e mbështesim plotësisht.

Por thelbi i çështjes mbetet i pandryshuar dhe thellësishtshqetësues.

Vendimi i gjykatës së shkallës së parë përbën një precedent tërrezikshëm, pasi e shndërron pezullimin e afateve tëparaburgimit në një formë ndëshkimi kolektiv. Një sjelljeprocedurale individuale, në këtë rast e mbrojtëses së njësubjekti tjetër, është përdorur për të zgjatur kufizimin e lirisësë personave të tjerë që nuk kanë asnjë lidhje me atë situatë, duke e kthyer një masë thelbësisht individuale në njëmekanizëm ndëshkimi kolektiv. Ligji është i qartë: pasojatprocedurale lidhen drejtpërdrejt me sjelljen e individitkonkret. Asnjë nga të pandehurit e tjerë nuk ka asnjëpërgjegjësi për mënyrën se si është konfiguruar procedimipenal, një konfigurim që është produkt i organit të akuzës. Nuk mund të ndodhë që për shkak të këtij konfigurimi, apo për shkak të mosmenaxhimit të tij, të mbajnë barrë ata që nukkanë asnjë rol në këto vendimmarrje. Kjo krijon një situatë jo vetëm juridikisht të papranueshme, por edhe logjikishtabsurde: liria e një personi bëhet e varur nga sjelljaprocedurale e një tjetri, pa asnjë lidhje midis tyre.

Ky është një deformim i rëndë i drejtësisë.

Paraburgimi është masa më e rëndë përpara një vendimi penal dhe si e tillë duhet të zbatohet mbi baza strikte individuale. Çdo devijim nga ky standard nuk është thjesht një gabiminterpretimi, është një cenim i drejtpërdrejtë i lirisë personaledhe i parimit të shtetit të së drejtës. Asnjë problem nëkonfigurimin apo menaxhimin e procesit hetimor dhegjyqësor nuk mund të kthehet në barrë shtesë për ata që janësubjekt i tij dhe që tashmë përballen me kufizimin më tërëndë: privimin nga liria.

Ne presim që Gjykata e Apelit të rikthejë balancën ligjore dhekushtetuese në këtë çështje, duke korrigjuar një vendim që nëthelb zgjat paraburgimin pa bazë individuale dhe pa mbështetje ligjore.

Ky nuk është një debat teknik. Ky është një tjetër test përdrejtësinë dhe përkushtimin e saj ndaj Kushtetutës.