Anna Getti, striptistja shqiptare
së shpejti aktore në një film aksion

Anna Getti, striptistja shqiptare<br />së shpejti aktore në një film aksion
U bë e njohur në mediat shqiptare në lidhje me punën që bënte si menaxhere e disa lokaleve striptize në të cilat klientë të rregullt i kishin edhe njerëzit nga politika.

Anna Getti duket se nuk kënaqet vetëm me punën si kërcimtare, por po ecën edhe në një profesion tjetër, atë si aktore. E për këtë ndoshta e ndihmon shumë edhe guximi që ka pasur; edhe pse në moshë fare të re ka kërcyer tek club ”Shqiponja”, që tashmë funksionon në Tiranë, Durrës dhe Sarandë.

“Kam marrë një propozim nga aktori i mirënjohur kosovar i cili më ofroi një rol në filmin e tij të fundit që akoma xhirohet. Filmi do të jetë i zhanrit aksion”, tregon Anna. Ajo thotë se e ka pasur ëndërr të luaj si aktore në film.

“Ëndërr e kam pasur të luaj në një film dhe me sa po e shoh po shkoj drejt asaj rruge. Xhirimet akoma nuk kanë mbaruar, filmi pritet të jetë një sukses i vërtetë jo vetëm për mua”, pohon Anna. 
anna getti
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kryeministri izraelit në OKB: Jam këtu për të thënë të vërtetën kundër gënjeshtrave për vendin tim! Diplomatët largohen nga salla

Kryeministri izraelit në OKB: Jam këtu për të thënë të vërtetën kundër gënjeshtrave për vendin tim! Diplomatët largohen nga salla