Me hyrjen në fuqi të ndryshimeve të reja ligjore kundër duhanit do të synohet që në asnjë ambient publik e privat ky produkt të mos konsumohet më.

Por, për një zbatueshmëri të plotë të tij kërkohet një njohje më e mirë dhe informim të qytetarëve për efektet e ligjit.

E nisur në disa qytete të vendit inspektorët e shëndetit publik kanë vijuar edhe në Durrës fushatën e informimit dhe sensibilizimit.

Deri tani grupet e inspektorëve kanë kontaktuar në mbi 700 institucione të ndryshme publike apo subjekte private bare e restorante në qytet, për t’i njohur ata më mirë me fuqinë që ka ligji i ri.