Anti-informaliteti liron 3600 m2 plazh, në hetim 4 zyrtarë bashkiakë (VIDEO)

Anti-informaliteti vijon aksionin në zonën e bregdetit shqiptar. Gjatë këtij aksioni janë liruar 3600 m2 plazh duke nisur që nga Himara deri në Qeparo ndërsa janë sekuestruar edhe 200 shezlongë dhe 100 çadra plazhi të vendosura në mënyrë të paligjshme.

Nën hetim janë vënë 4 administratorë subjektesh pasi nuk lëshuan kupon tatimor dhe 4 zyrtarë bashkiakë.

Nga kontrollet e ushtruar në zonën e Himarës, në plazhet e Gjipesë, Potamit dhe Qeparosë u konstatuan 4 subjektet që shfrytëzonin 'Stacionin e plazhit' pa paguar detyrimet financiare dhe pa u pajisur me kontratë qiraje.

Nën hetim u vunë Ll. Sh., M.Dh., F.B. dhe A.Z., me detyrë administratorë të këtyre subjekteve.

Ndërsa nën hetim u vu  L.M, drejtor i Drejtorisë së Tatim Taksave pranë Bashkisë Himarë pasi dyshohet se ka lejuar dy nga këto subjekte tregtare të ushtrojë aktivitetin në plazh pa u pajisur me kontratë qiraje në Bashki dhe pa kupon tatimorë, duke mos vepruar në funksion me detyrën e tij.

Operacioni ka vijuar edhe në Pogradec ku u vunë nën hetim për “Shpërdorim detyre” tre inspektorë të Drejtorisë së Tatim Taksave në Pogradec, konkretisht shtetasit:  G.L,  A.P, dhe E.B, të tre me detyrë inspektorë kontrolli në Drejtorinë e Tatim Taksave në Pogradec pasi sipas policisë nuk kanë ushtruar kontrollin e nevojshëm në disa subjekte private të cilat kishin lëshuar me qira më shumë shezlongë, sesa iu kishte miratuar me leje Bashkia Pogradec, duke zënë hapësira publike në zonën e plazhit.

Ndërsa në zonën e plazhit në shkëmbin e Kavajës në Durrës, gjatë kontrollit në një plazh privat u konstatuan  rreth 160 shezlongë në administrim nga D.D., e cila nuk lëshonte kupton tatimor. Pas kontrolleve ajo u vu nën hetim për fshehje të të ardhurave.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 09/08/2019 20:47

    Katnarë duhet te jenë keta zyrtarë. Katnart kan bo kerdin per 30 vjet pasi Enveri i mbylli ne vrim të miut!

    Përgjigju
  • goni: 09/08/2019 10:59

    shum mir e bejn. por ligji duet te jet per te gjith njesoj. tek plazhi i dhrajes ne palas , e kan zaptuar me gjith det . ku jan keta qe zbatojn ligjet. apo nuk e shohin. opo nuk ja mban te afrohen.

    Përgjigju
  • Papui: 09/08/2019 09:53

    Po ato 100 e ca pallate ne plazh te Shkembi i Kavajes, token e kujt kane zene??

    Përgjigju
    • Banori: 09/08/2019 12:08

      Po te pyesesh Administratorin e Bar Restorant Gerti (Serxhon) do te te kishte thene qe tokat jane te njerzve nga ana e mamase. Duke filluar qe rreze shkembit e deri tek valet e detit.

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen