Nuk kemi bërë ende një Shtet të denjë europian, por ama, shumë nga ne po përpiqen dita ditës. Ashtu në joperfektësinë tonë, në profesionet që përfaqësojmë, mes gabimesh dhe suksesesh; viktima stërkëmbshash, deformimesh, urrejtjesh e shpifjesh, por është i qartë si qelibari se kush kërkon t’ja ngrejë kokën Shqipërisë njëherë e mirë.
Hutohemi dhe harrojmë shpejt, të trullosur përditë nga agresiviteti i skajshëm i deklaratave “bombë”, që shpesh hidhen nga individë për të krijuar tymin që dëshirojnë. Me sa vështirësi dhe urrejtje arritëm deri këtu. Mediat, agjencitë e para botërore në fushën e turizmit kanë nisur në ditët e para të janarit të japin trendet e udhëtimit për 2022 dhe Shqipëria është sërish në listë: diku për Mrizin e Zanave, diku për natyrën, diku për Bunk’Art, diku për mikpritjen në një kullë, ekspertët më të mirë në botë sygjerojnë turistët të mos e humbin një udhëtim në vendin tonë. Po bëhemi me vështirësi një shtet europian, por mikpritja dhe talenti i shqiptarëve për të krijuar realitete të mira, ka mbërritur ndërkohë në sy e veshë që na promovojnë.
E ndërkohë që Shqipëria ringrihet pas goditjeve hileqare nga disa njerëz që për vite e vite i mbajti në piedestal, ky grusht i vogël antishtetas vazhdon përpjekjet e fundit për të realizuar atë që më të shtrenjtë ka: Katandisjen e Shtetit në një fis, klan, ku privilegjet pa kufi t’u përkasin atyre sic i mbajtën të mbërthyera vite më parë, e të jetojnë kështu nën ombrellën e mbrojtjeve dhe dyrve të hapura vetëm për ta.
Sot dallohen e kuptohen kush janë: Të grumbulluar në reanimacionin e fundit të Doktor Berishës ushqehen me tubat e iluzionit të antishtetasit më të fundit të mbetur në Ballkan.
a.m./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarin?
-
Po
83.1%
-
Jo
13.1%
-
Nuk e di
3.8%
Vota total: 444
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Frontline’/ Hoxha: PD në negociata me partitë e reja për t’u bashkuar në një front opozitar! Leka: Berisha po përgatit piramidën e alibive për humbjen
9 Janar, 22:34
-
Spahiu: Votuesit e PD dhe PS nuk ndikohen nga akuzat që SPAK bën për liderët e tyre politikë
9 Janar, 22:21
-
‘Frontline’/ Elezi: Berisha patericë e Ramës, të dy sulmojnë SPAK! Kulluri: Prokuroria e Posaçme po kthen besimin te institucionet
9 Janar, 21:55
-
Majko paralajmëron përballje të fortë elektorale me kreun e PD, ish-kryeministri: Arsyet përse Berisha më sulmon
9 Janar, 20:51
-
Mero Baze: Përpjekjet e Berishës për të vënë 'në provë' Belind Këlliçin dhe të tjerët
9 Janar, 19:51
-
Ylli Pata: Distanca higjenike që ka krijuar 'regjimi' i SPAK
9 Janar, 19:24
-
‘Bashkëjeton me Alibeajn’, zbardhet letra ku Xhaferllari kërkonte dorëheqjen nga çështja e Berishës e Malltezit: Aludime, por reputacioni i Kushtetueses duhet të prevalojë
9 Janar, 19:18
-
Akuzat ndaj Majkos, Koçi në Report Tv: Berisha ka strategji shpifjen! S’ka shanse të vijë në pushtet, partitë e reja një ‘kor’ me të
9 Janar, 19:00
-
Debati në ‘Studio Live’/ Haklaj: Rama mban peng Berishën, PD do i kalojë Argitës! Saliu shiti Salianjin te amnistia, sepse i doli me hu te selia më 2021
9 Janar, 18:10
-
Carlo Bollino: Berisha si "kafshë politike" e ndjen në ajër humbjen elektorale të radhës, ja pse na urren të gjithëve
9 Janar, 16:33
-
Tabaku: Korporata e Investimeve, një mjet abuziv që po shkatërron ekonominë! Uzurpimi i pronave e lejeve, në pak duar
9 Janar, 16:20
-
Alban Daci: Qëndrimi im politik sot ndaj PD!
9 Janar, 16:14
foli kjo berdunglla e kapme nga koncesionet me 1 euro .....
Përgjigju