Qeveria e Kosovës ka revokuar lejen për vizitën e Aleksandar Vuçiç në Skenderaj. Kryeministri Ramush Haradinaj ka tërhequr lejen që presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç të shkelë në Drenicë, pas protestës së qytetarëve.
Ka qenë vetë kryeministri Ramush Haradinaj i cili ka dhënë lajmin përmes një postimi në Facebook, duke theksuar se siguria e qytetarëve është parësore.
Siguria e qytetarëve është mbi të gjitha. Kam tërhequr lejen e dhënë nga Ministria e Punëve të Jashtme për vizitë të Presidentit Serb në zonën e Drenicës. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Ramush Haradinaj, kryeministër i Kosovës
Banorët e Drenicës, prej orëve të para të mëngjesit të kësaj të diele, kanë bllokuar rrugët që lidhin Mitrovicën me Skënderajn, për të mos lejuar kalimin e Vuçiç.
Lajmi kryesor: