SHBA - "Fluturimi" i lirë i austriakut Felix Baumgartner, i njohur për hedhjet e tij nga lartësi të mëdha, është anuluar si pasojë e erës së fortë.

Felix do të hidhej me parashutë nga një lartësi prej 36 mijë metra, në shkretëtirën e Meksikës, gjatë ditës së martë, por kjo hedhje u anulua për shkak se era nuk ishte në favor të tij.

Për shkak të tullumbaces delikate e cila duhet ta transportojë në hapësirë, misioni nuk mund të realizohet nëse era nuk është më shumë se 5 kilometra në orë.
Objektivi i ish ushtarakut Baumgartner, është që të thyejë murin e tingullit. Ai do të hidhej në gjendje të lirë, në përpjekje për të tejkaluar shpejtësinë e tingullit. Nëse hedhja e tij do të rezultojë e suksesshme ai do të jetë njeriu më i shpejtë në botë.

Hedhja e tij e cila tashmë është shtyrë për pak ditë do të funksionojë në këtë mënyrë. Ai do të jetë i mbrojtur nga një tutë speciale e presuar dhe do të transportohet nga një kapsulë e trajnuar me një tullumbace e cila do ta transportojë deri në 36 mijë metra lartësi. Në këtë moment Baumgartner do të hidhet. Ky fluturim mendohet se do të zgjasë 3 minuta dhe sipas përllogaritjeve të stafit të Red Bull pritet që kjo kohë që thyejë kufirin e tingullit me (1193,4 km/h). Felix do të hapë parashutën vetëm në 1500 metra lartësi.

(ed.ka/Shqiptarja.com)