Operatori i Shërbimeve të Integruara Shëndetësore (OSHISH) njoftoi sot zyrtarisht anullimin e tenderit 50 milionë eurosh (pa TVSH) për hemodializën, për shkak të gabimeve dhe mangësive serioze në dokumentat e garës. Report TV e kishte paralajmëruar këtë vendim dy javë më parë. Gara, e fituar nga Diaverum AB, kompania që kontrollon aktualisht koncensionin në përfundim të hemodializës, ngrinte pikëpyetje serioze, mbi të gjithë procesin.
Ditën që bëri betimin te presidenti i Republikës, firmën e saj të parë ministrja Spahiu e hodhi për largimin e Arisa Canes, drejtoreshës së kompanisë shtetërore të shërbimeve në shëndetësi e cila kishte organizuar garën për ofrimin e shërbimit të hemodializës. Fituesi,
Në një status të sajin në Facebook, më 13 shtator, ministrja shkruante se “qytetari vjen përpara koncensionit” ndërsa fliste për “një procedurë të hapur mbrapsht” e cila i ishte nënshtruar një “rishikimi të imtësishëm”
Gara e hapur për shërbimin e hemodializës, në pesë qendra spitalore publike Shkodër, Lezhë, Korçë Vlorë dhe Elbasan, kishte ngritur një sërë pikëpyetjesh. Ajo kishte nisur vetëm pak ditë pasi ministrja tanimë e dorëhequr, Evis Sala kishte deklaruar publikisht se këtë shërbim pas përfundimit të koncensionit në tetor të këtij viti, do ta realizonte shteti. Dhe po atë ditë, më 30 korrik, qeveria kishte marrë vendimin që Oshis të kthehej në Operatorin e shërbimeve të integruara shëndetësore, (Oshish) duke patur si objekt të ofronte edhe shërbimin e dializës dhe atë të check-up, kontrollit mjekësor bazë.
Koha e shkurtër e garës, nga 17 gusht deri më 1 shtator, dukej po ashtu një mënyrë e qartë për ta paracaktuar fituesin. Formalisht gara ishte shpallur ndërkombëtare, por asnjë kompani serioze nuk do të mund të merrte një vendim brenda dy javësh dhe për më tepër në muajin gusht, një periudhë pushimesh. Kështu që nuk kishte asnjë dyshim se e vetmja e interesuar, do të ishte kompania Diaverum AB, e cila në vitin 2019 kishte blerë kompaninë DiaVita, fituese e koncensionit 10 vjeçar të hemodializës, në pronësi të së cilës ishte dhe Spitali Amerikan.
Vlera e lartë e fondit të garës ngrinte po ashtu dyshime. Në vitin 2016, koncensioni i hemodializës u dha për 7.2 miliard lekë për 10 vjet, pra mesatarisht 720 milionë lekë në vit. Këtë herë vetëm për 4 vjet, u dha me një vlerë prej 4.4 miliard lekësh (pa TVSH) ose mesatarisht 10.1 miliardë lekë në vit, mbi 50 përqind më shumë. Dhe e gjitha kjo, në një kohë kur tanimë, ofruesit të këtij shërbimi, nuk do t’i duhet të investojë për pajisjet. Sipas kushteve të garës, do të trashëgojë të gjithë infrastrukturën e gatshme.
Pas njoftimit të sotëm, mbetet për t’u parë se cilat do të jenë hapat e mëtejshëm dhe nëse qeveria do t’i rikthehet premtimit të bërë në korrik, që t’a ofrojë vetë shërbimin e hemodializës.












Komente
Komento