'Anuloni tarifën'! Një grup studentësh protestë pa distancim te 'Arsimi', policia thirrje me megafon: Shpërndahuni! 4 në hetim (VIDEO)

TIRANE-Një grup studentësh pjesë e Lëvizjes për Universitetin u mblodhën për të protestuar paraditen e sotme përpara godinës së Ministrisë së Arsimit. Edhe pse grumbullimet janë të ndaluara për shkak të situatës së krijuar me COVID, si pasojë e rritjes rekord të numrave të të infektuarve, rreth 20 studentë pa maska dhe distancim fizik u mblodhën për të protestuar.

Studentët kërkojnë anulimin e tarifës vjetore me argumentin se nuk kanë pse ta paguajnë pasi për shkak të koronavirusit, por edhe tërmetit tragjik më shumë se gjysmën e vitit akademik nuk kanë qenë në auditore. Madje, ata kanë bërë edhe një peticion duke mbledhur, sipas tyre 8 mijë firma.

Studentët i kanë lënë afat ministrisë që të përgjigjet për një javë, në të kundërt paralajmërojnë rezistencë. Policia bëri thirrje me megafon që të shpërndahen pasi tubimet janë të ndaluara, ndërsa më pas i shpërndau.

Në ambientet e ministrisë hyri njëri nga studentët për të dorëzuar kërkesat. Deri tani Filologjiku ka vendosur që tarifa të shtyhet për në shtator, fakultetet e tjera nuk kanë bërë asnjë lëvizje, ndërsa studentët kërkojnë anulimin. Zv/ ministri i Arsimit Olti Rrumbullaku doli nga zyra duke iu drejtuar se nuk është e nevojshme për peticion, por nuk dha shpjegime se cfarë do të bëhet.

Policia njofton se 4 studentë janë proceduar si organizatorë të tubimit te Ministria e Arsimit, pasi kanë organizuar dhe protestuar në mënyrë të paligjshme, pa lejen e institucioneve, aq me tepër në situatë të jashtëzakonshme në kohë pandemie, ku ndalohen me ligj grumbullimet apo tubimet.

Pesë arsyet sipas studentëve pse duhet të anulohet tarifa:
1. Jemi tre muaj pa punë, ne dhe prindërit
2. Mbi gjysmën e vitit akademik nuk kemi qenë në fakultete
3. Mësimi online ka qenë i paplotë dhe diskriminues
4. Kemi tarifat më të larta në rajon dhe buxhetin më të ulët
5. Jemi lodhur duke paguar shtrenjtë për gjithçka (libra, strehim, transport, ushqim, etj)

Lajmi në përditësim....

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Zisi: 17/06/2020 14:36

    Shkoni punoni , pastaj merruni me politike o dembela

    Përgjigju
  • Tirona: 17/06/2020 12:58

    A e dine keta studenta te LSI-e se na eshte djegur Flamuri Yne Kuq e Zi

    Përgjigju
  • raul: 17/06/2020 12:26

    keto gjimnazistet protestues do jene pjese e bandes se Nafije dybekut te3 leshitlikes te trajnuar ne haremin politiko erotiko naziskino te Jales. tani qe dhane provimin kane mare porosi per te mos e lene te qete qeverine me kerkesa absurde se kujtojne se ube deti kos.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat