Anxhela Martini del kundra profesionit të saj

Anxhela Martini del kundra profesionit të saj
Modelja me famë botërore dhe me origjinë shqiptare Anxhela Martini ka shkruar në faqen e saj zyrtare në Facebook një “status” në të cilin këshillon vajzat e reja për të mos hyrë në rrugën e modelimit.






“Çdo vajzë mund të shndërrohet në një modele kopertinash nëpërmjet punës së një fotografi dhe një parukieri të talentuar, por bëhet fjalë thjeshtë për një imazh, një fotografi e bukur.

Kjo gjë nuk të përcakton ty si njeri para syve të miqve të tu apo njerëzve që kanë më shumë rëndësi, ndaj përse i jepni kaq shumë rëndësi kësaj pune?”, -është shprehur modelja.



Kjo deklaratë e Martinit ka shkaktuar mjaft habi në media, pasi ajo është mjaft e suksesshme në profesionin e saj.



Gjithashtu Anxhela ka një linjë të brendshmesh dhe shpesh bëhet edhe imazhi i saj.

Përveç publikimit Martini ka postuar edhe një video prej 10 minutash të një modeleje, e cila shpreh të njëjtën ide me të.



Modelja ka vizituar Shqipërinë para pak kohësh në promovimin e dokumentarit të aktores Eliza Dushku.

(xh.k/shqiptarja.com)

1/4
  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Nico Williams s’ia del, Spanja e humbet për Ligën e Kombeve

Nico Williams s’ia del, Spanja e humbet për Ligën e Kombeve