Modelja shqiptare Anxhela Martini, e cila e zhvillon karrierën e saj jashtë kufijve të Shqipërisë shpeshherë ndan aspekte nga puna e saj me fansat në rrjetet sociale.

Së fundmi Anxhela ka servirur një foto për fansat e saj në Facebook, ku shfaqet tepër sensuale.

E veshur me një fustan të bardhë, i cili ekspozon linjat e saj trupore mjaft bukur modelja me origjinë nga Shkodra është dukur provokuese.

angela martini

Siç shkruan bukuroshja Martini në diçiturën e fotos, ajo është shkrepur nga fotografi i njohur Fadil Berisha.

Sigurisht që komentet dhe pëlqimet për foton kanë qenë të shumta.

(Blerta Tusha/shqiptarja.com)