Apel për ndihmë/ Kush e njeh këtë zonjë? Vuan nga skleroza, prej 4 ditësh ndodhet në azil (FOTO)

Një zonjë ka humbur kontaktet me familjen. Prej katër ditësh ajo është dërguar në azilin e Tiranës nga personeli i spitalit nr.5. Zonja thotë se quhet Seli, nuk dihet se nga cili qytet është. Ajo vuan nga skleroza, ndërsa drejtori i azilit Hysni Kuka u bën apel qytetarëve që e njohin që të njoftojnë familjarët që ta marrin nga azili.

"Gruaja erdhi para katër ditësh nga spitali psikiatrik, është me diagnozë skizofreni. Nuk flet, njëherë thotë jam nga Durrësi, njëherë nga Përmeti. Ka mangësi. Ne iu përgjigjëm thirrjes së personelit të spitalit nr. 5 për ta marrë, pasi është normalizuar. Zonja nuk reagon për asgjë.

Ne nuk mund të komunikojmë me atë, prandaj do të doja që përmes televizionit tuaj që kush e njeh të njoftojë. Policia e gjeti në një situatë të rënduar rrugëve, e dërgoi në spital ku mori mjekim prej dy muajsh, pastaj e morëm ne" thotë drejtori i azilit.

Zonja që ka humbur kontaktet me familjen dhe qe ndodhet ne azilin e Tiranes

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • $$$$$: 25/02/2019 23:20

    Kjo nuk ka familje eshte totalisht e braktisur , shteti duhet ta streoi ne azil qe mos te rendet rrugeve..

    Përgjigju
    • Ilda: 26/02/2019 07:46

      Ndoshta ngaterrohem por mendoj se eshte nga Elbasani.Ka qene mesuese,beqare dhe emri me sa kujtoj per ate qe une mendoj Aferdita.Ndoshta gaboj

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen