Apeli 'detyrim paraqitje' për Balliun: Prokuroria e kapur nga Edi Rama, nuk do të lejojmë të ketë zgjedhje

Apeli 'detyrim paraqitje' për Balliun: Prokuroria e kapur nga Edi Rama, nuk do të lejojmë të ketë zgjedhje

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë 'detyrim paraqitje' për ish-deputetin e Partisë Demokratike, Klevis Balliun. Kujtojmë se Prokuroria apeloi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë duke kërkuar 'arrest shtëpie' për Balliun dhe disa protestues të tjerë të Unazës së Re, por nuk është pranuar.

Balliu dhe grupi i protestuesve nga Astiri akuzohen për dhunën e ushtruar më 7 maj ku u sulmua policia. Në atë kohë Balliu së bashku me personat e tjerë të akuzuar, bllokuan rrugën në mënyrë që të pengojnë kryeministrin Rama për të kryer një takim pranë fabrikës së miellit.

Para Gjykatës së Apeli, Balliu është shprehur për mediat se kryeministri, Edi Rama ka kapur Prokurorinë dhe në vend që të dënojë kriminelët lë në arrest shtëpie protestuesit.

Më pas ai shprehet se PD nuk do të lejojë që të kryhen zgjedhjet që sipas tij janë zgjedhje moniste.

"Prokuroria nuk mund të hetojë edhe ata që nxorrën projektin korruptiv por edhe vetë projektin. sot kemi në hetim ata që kanë nxjerëë këtë afër korruptive. Protesta ka çdo ditë. Pasi ktu ka një qeveri ku vidhet. Edi Rama është në ditët e fundit. Ai ka rritur dozën e vjedhjeve, ka shpenzuar 300 milionë euro, në një kohë që shpenzimet duhet të ishin më pak. Ne Austri kushton 13 mln euro kurse në  Shqipëri, Edi Rama merr 15 milion eruro në një rrugë  ku duhet të ishte 1 milion euro.Ai ka rritur dhunën ndaj protestuesve. Rama ka kapur Prokurorinë, e cila kërkon “arrest shtëpie” për Avdylajt, kurse për banorët që protestojnë kërkohet ‘arrest me burg’. Sot po luhet fati i Shqipërisë. Nuk do lejojmë që të ketë zgjedhje moniste si koha e Enver Hoxhës” Këto do të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme", tha Balliu.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • TRALALA ZURA NJË GAL O REXHEP LEKA PALL: 05/06/2019 11:51

    O çuni fari pallës provoje e hajd më ndalo mu të votoj pos të shkërdheva çfar të mban pragu. Rac spiunësh pty pty rac e keqe.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentat në Vlorë/ Dy persona qëllohen me kallashnikov, dërgohen në spital! Autorët djegin makinë në autostradë (VIDEO)

Atentat në Vlorë/ Dy persona qëllohen me kallashnikov, dërgohen në spital! Autorët djegin makinë në autostradë (VIDEO)