Seanca gjyqësore për ish-deputetin e PD-së Klevis Balliu dhe për 3 banorë të Astirit ku Prokuroria kërkonte rikthimin e masës 'arrest shtëpie' për ta është shtyrë.
Shkak i shtyrjes mësohet të jetë bërë moslajmërimi i palëve. Balliu dhe grupi i protestuesve nga Astiri akuzohen për dhunën e ushtruar më 7 maj ku u sulmua policia. Në atë kohë Balliu së bashku me personat e tjerë të akuzuar, bllokuan rrugën në mënyrë që të pengojnë kryeministrin Rama për të kryer një takim pranë fabrikës së miellit.
Balliu para Gykatës së Apelit ka thënë se seanca është shtyrë për shkak se edhe shteti ka rënë.
“Këto janë akuza politike ndaj meje dhe ndaj disa protestuesve të Unazës. Erdhëm sot këtu dhe seanca u shty sepse nuk janë njoftuar asnjëri apo tjetri. Është çështje politike për të trembur opozitën, qytetarët që të mos dalin, të mos protestojnë. Janë përpjekje mjerane.
As opozita dhe as qytetarët nuk do ndalojnë protestën, për shkak se këtu siç e shihni dhe nga vetë seanca e fundit kur vjen një ish-deputet me avokatët e tij sepse është thirrur, ndërkohë disa të tjerë nuk thirren nga Prokuroria apo nuk çohet letrat në adresat e duhura sepse nuk funksionon shteti. Ne sot jemi pa qeveri, pa instituticione. Është pikërisht kjo arsyeja pse sot qytetarët ndodhen në burgje ndërkohë që banditët janë të lirë. Është kjo arsyeja pse dje janë arrestuar me dhjetëra me qindra protestues, disa prej tyre janë lënë në burg, ndërkohë që banditë që kanë futur duart në xhepat e shqiptarëve, qoftë kjo tek rruga e Milotit, ku nuk mban njeri përgjegjësi dhe tek afera korruptive e Unazës.
Paratë e shqiptarëve vidhen nga politikanë të korruptuar dhe këta rrinë shijojnë paratë e tyre, ndërkohë banorët e Unazës dhe qytetarët që protestojnë futen në burg.
Nuk do ketë asnjë moment që opozita do të ndalet për një kauzë të drejtë që është liria e fjalës, e drejta e votës dhe drejtësia. Nuk do ketë asnjë moment të opozitës apo qytetarëve të ndalen derisa të largohet Rama.” ka thënë Balliu.
Sa her I kam then të mos dali në krie por të punoj si spiun I fshehur si un se ndryshe nuk ka të ardhme Por nuk më dëgjon. Kete sikur nuk e kam pjellë unë ... Unë e rrita kete duke spiunuar pa dale haptazi.
PërgjigjuKlevis Balliu e ardhmje e Shqiperise udheheqes largpames
Përgjigju