Apeli i ​Ajlës së vogël: Më
ndihmoni të fitoj ndaj kancerit!

Apeli i ​Ajlës së vogël: Më<br />ndihmoni të fitoj ndaj kancerit!
Ajla nuk i ka mbushur ende 4 vjeç, por është një luftëtare e vërtetë.

Në muajin janar të këtij viti vogëlushja u diagnostikua me tumor në tru, një formë e rrallë kanceri, ndaj të cilit mjekët shqiptarë u dorëzuan. Por jo prindërit e Ajlës, të cilët u drejtuan në onkologët e vendit fqinj për trajtimin e vajzës.

Ajla nuk zhgënjen. Prej një muaji ajo ka kryer në Greqi 4 operacione të vështira në kokë dhe sot ka drejtuar një lutje për të gjithë ata që lexojnë këtë lajm. Kërkon ndihmë të përballojë shenzimet e mëtejshme në spital, pasi prindërit nuk munden më. Kurat janë tepër të shtrenjta. Ata kanë shpenzuar cdo kursim, cdo para të mbledhur nga miq e të aferm ndërsa mjeket u japin shpresë për vajzën. 

Me dorën e një prej prindërve, Ajla Xhomaqi ka shkruar një mesazh ku bën thirrje për ndihmë, për një kontribut sado të vogël që nesër mund të përkthehet me shpëtimin e një jete njerëzore.  

Redaksia e Shqiptarja.com sjell apelin e vogelushës me shpresën se ndihma nuk do të vonojë.

*Unë jam një luftuese kanceri, më ndihmoni të fitoj*
 
Unë jam Ajla, thesari më i çmuar i familjes sime, drita e syve, e bukura e dheut, se di vërtet sa emra/përkedhelje kam por këto kam dëgjuar me shpesh të më thërrasin. Jam 3 vjeç e 7muaj dhe mund të them që jam një fëmijë shumë i lumtur, e rrethuar me shumë dashuri e përkujdesje nga e gjithë familja ime e madhe. Më pëlqen të luaj tek këndi e lojërave, të këndoj, të kërcej, të bëj tualet me tezen,të bëj byrek dhe kek me gjyshen, të kercej valle me të dy gjysherit e mi, të formoj puzzle apo të luaj me kuba.

Pasioni me i madh i imi janë kafshët, në vecanti macet, por me së shumti maçoku im Tobi  😀 Gjithashtu adhuroj edhe detin, kur futem në uje mami dhe babi e kanë pak me siklet për të më nxjerrë  😉.
Që prej Janarit Unë u diagnostikova me Tumor në Tru. Doktorët në Tirane nuk me dhane shprese per te jetuar. Familjaret e mi vendosen qe ne te udhetonim urgjentisht drejt Athinës për t’u kuruar,deri tani kam kryer 4 operacione në kokë shume të gjata e të lodhshme, të cilat më kanë dhënë shumë dhimbje e bezdisje.

Tumori im quhet ATRT( atypical teratoid rhabdoid tumor) është tumor i një forme të rrallë, të vështirë dhe shume agresive. Por mami im më ka thënë se akoma nuk jam shëruar dhe që duhet të bëhem shumë e fortë dhe me guxim sepse kemi nje rruge te gjate perpara për të luftuar dhe per te fituar. Shpresa jone mbetet trajtimi onkologjik jashtë Shqipërisë i cili mund të zgjasë edhe 1 vit, por e gjitha kjo eshte e kushtueshme.Dhe pervec ankthit te semundjes sime familjaret kane qene te stresuar edhe per anen ekonomike. Edhe pse kam nje familje te madhe me shume miq e shoke te cilet na kane ndihmuar shume perseri ato kane qene te pamjaftueshme per te perballuar trajtimet. Une e dua shume jeten dhe nuk dua qe leket te behen pengesa e vetme qe une te jetoj.
Ndaj Ju Lutem nese keni sadopak mundesi te mbeshtesni financiarisht familjen time, Ju lutem mos hezitoni. Ndoshta ajo shuma juaj e vogel mund te jete domethenese per mua.


Numrat e llogarise tek BKT:

IBAN : AL4220511519001572CLIDCLALLR ( lek)
IBAN: AL4220511519001572CLIDCFEURF (Eur)
SWIFT: NCBAALTX

Me shprese dhe besim
Ajla Xhomaqi

 
Ajla Xhomaqi

Redaksia e Shqiptarja.com uron Shërim të shpejtë Ajla!

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi