Kandidati i Sali Berishës për Bashkinë e Tiranës për zgjedhjet vendore vijon të zhvillojë takimet me qytetarët, ndonëse një ditë më parë Gjykata e Apelit i dha vulën e Partisë grupit të Ekelejd Alibeajt.
Teksa ka ndarë disa foto nga takimet, Këlliçi i cili nuk futet dot në garën elektorale me logon e Partisë Demokratike, thotë se do vazhdojë takimet deri në fshatin më ta largët. Ai shkruan se vulën do e vendosin shqiptarët më 14 maj.
“Unë me ekipin tim do të shkojmë në fshatin më të largët, deri ku të gjejmë shtëpinë e fundit të banuar, për t'i dhënë mundësinë çdokujt të dëgjohet. Vulën e vënë shqiptarët më 14 maj”, shkruan Këlliçi.
Ende pa një vendim se si do të arrijnë deri te regjistrimi në KQZ, Sali Berisha do t’i mbledhë kandidatët e tij të dielën në selinë blu. Një mundësi e ka të hapur, me aleatin e tij Ilir Metën, që kërkesën për të regjistruar Partinë e Lirisë për zgjedhjet lokale të 14 majit e bëri ende pa pritur vendimin e Apelit për vulën e PD. Pra shansi i parë i Berishës është që kandidatët e primareve t’i regjistrojë nën siglën e një koalicioni të Partisë së Lirisë me parti të tjera aleate.
Pas një seance maratonë, Gjykata e Apelit, vendosi dje rrëzimin e vendimit të Agron Zhurkit të datës 25 mars 2022 dhe kthimin e çështjes për rigjykim në Shkallën e Parë me trupë gjykuese tjetër. Pas këtij vendimi, ajo që vendosi Agron Zhukri konsiderohet nul dhe çështja kthehet në shkallë të parë. Tashmë vula, sigla, logoja e Partisë Demokratike i mbetet Lulzim Bashës, se zyrtarisht ai është i regjistruar në Gjykatën e Tiranës, dhe pritet që të jetë grupi i Alibeajt që të regjistrohet me logon e forcës më të madhe opozitare në vend për zgjedhjet e ardhshme të 14 majit. Me unanimet të plotë trupa gjykuese e Apelit, e përbërë nga relatore Elona Mihali dhe anëtarë Astrit Kalaja dhe Irida Kacerja, prishi vendimin e Zhukrit.
SI.E./M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.8%
-
Jo
39.3%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 3436
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Bashkëjeton fshehtas me një gjyqtare', PD kallëzon në SPAK Enkelejd Alibeajn dhe rëndon pozitat e Belind Këlliçit
8 Janar, 13:31
-
Detaji në ‘Repolitix’/ Ish-deputeti Valteri: Belind Këlliçi pagoi për foton me Trump, ka prova dhe faturë! Do ketë tjetër kallëzim në vijim
7 Janar, 22:12
-
Doçi në Report Tv: Këlliçi në hetim edhe për pastrim parash, kontrabandë e mashtrim! Beqiri: Mohoi bashkëjetuesen që t’i shpëtojë SPAK
6 Janar, 18:39
-
Frrok Çupi: Pse nuk mund të barazohen këta me ata? Gratë në mes
27 Dhjetor 2024, 17:52
-
Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen
26 Dhjetor 2024, 23:06
-
Avokati që kallëzoi Këlliçin në SPAK: Dënohet deri në 6 vite burg, ka prova që falsifikoi diplomën e s'deklaroi pasurinë! Mohoi edhe gruan
26 Dhjetor 2024, 19:11
-
Studio Live/ Debat i fortë në REPORT TV, Bala: S’e dimë se ç’ka thënë Këlliçi për diplomën, pasurinë dhe foton me Trump! Balliu: S’është e vërtetë! Islami: Duhen fakte
26 Dhjetor 2024, 17:51
-
FOTO/ Belind Këlliçi parkon Audin luksoz para dyerve të SPAK
26 Dhjetor 2024, 14:40
-
SPAK heton Këlliçin për falsifikim të diplomës së gjimnazit: S'jap sqarime! Në hetim edhe për mosdeklarim të pasurisë së bashkëjetueses dhe mohon se jeton me të
26 Dhjetor 2024, 14:27
-
VIDEO/ 'Motërq***, b***q, a i çon lekë fëmijës... Hë e more rrogën sot?', Belind Këlliçi dështon sërish, nuk mbledh dot militantë e i hakërrehet policëve
24 Dhjetor 2024, 11:36
-
Lajmërim publik për Belind Këlliçin: Keni një kallëzim për shpifje në Gjykatën Penale, e kotë të fshiheni si Çlirim Gjata!
18 Dhjetor 2024, 17:23
-
Evi Kokalari demaskon Berishën: Mos e zë më në gojë Trump, solle degjenerata në Washington e pretendon se bashkëpunon me Republikanët
13 Dhjetor 2024, 09:56
Ore me vjen keq per kete krricin me cfare sigle do kandidoje!!me ate te gores!!
Përgjigju