Apeli i dha vulën e PD-së, Alibeaj nis përgatitjet për zgjedhjet vendore, të hënën mbledh strukturat e partisë

Apeli i dha vulën e PD-së, Alibeaj nis përgatitjet për zgjedhjet vendore, të hënën mbledh strukturat e partisë

Enkelejd Alibeaj

TIRANË- Pasi Gjykata e Apelit vendosi në favor të grupit të Enkelejd Alibeajt, ky i fundit po nis përgatitjet për zgjedhjet vendore të 14 majit. Teksa pritet që të hënën të depozitojnë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve regjistrimin e PD-së për garën elektorale, Alibeaj, në cilësinë e kryetarit të komanduar të PD-së, do të mbledhë të hënën strukturat e partisë.

Në njoftimin për mediat, Alibeaj bën me dije se do të mbledhë kryesinë e Partisë, grupin parlamentar dhe Kolegjin e Kryetarëve, mbledhje në të cilat do të diskutohet mbi situatën e fundit të krijuar brenda Partisë Demokratike, si edhe një fokus të veçantë do kenë zgjedhjet vendore. Pas vendimit të gjykatës për t’i kaluar vulën, përfaqësuesi ligjor i PD-së, Indrit Sefa njoftoi se të hënën do të depozitojnë në KQZ kërkesën për t’u regjistruar në zgjedhje. Me datë 6 është edhe afati i fundit i regjistrimit të partive politike për zgjedhjet vendore.

Teksa u dha vendimi në favor të Alibeajt, disa deputetë i kanë bërë thirrje grupit të Sali Berishës për bashkëpunim, në mënyrë që në zgjedhjet opozita të dalë me një kandidat të përbashkët. Por, grupi i Berishës deri më tani nuk ka dhënë sinjale se do ta pranojë këtë ofertë, duke lajmëruar sot se vendimin e apelit do ta çojnë në Gjykatën e Lartë.

Nga ana tjetër Berisha mblodhi sot Kryesinë e Rithemelimit, nesër do të mbledhë kandidatët e dalë nga primaret për zgjedhjet vendore dhe Këshillin Kombëtar.

Vendimi i djeshëm i apelit që zhbëri vendimin e Agron Zhukrit dhe i kaloi vulën e partisë grupit të Alibeajt, pengon regjistrimin e Berishës në zgjedhje. Me shumë mundësi, Berisha do futet në zgjedhje përmes partisë së aleatit të tij, Ilir Metës, i cili një ditë para se të mbahej seanca për vulën e PD-së, Meta regjistroi në KQZ partinë e tij. Tashmë vula, sigla, logoja e Partisë Demokratike i mbetet Lulzim Bashës, se zyrtarisht ai është i regjistruar në Gjykatën e Tiranës, dhe pritet që të jetë grupi i Alibeajt që të regjistrohet me logon e forcës më të madhe opozitare në vend për zgjedhjet e ardhshme të 14 majit.  Me unanimet të plotë trupa gjykuese e Apelit, e përbërë nga relatore Elona Mihali dhe anëtarë Astrit Kalaja dhe Irida Kacerja, prishi vendimin e Zhukrit dhe e ktheu çështjen për shqyrtim në shkallën e parë.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Zyrtar i lartë i NATO-s: Bizneset duhet të përgatiten për një “skenar lufte”

Zyrtar i lartë i NATO-s: Bizneset duhet të përgatiten për një “skenar lufte”