Apeli i dha ‘vulën’ Alibeajt, Berisha mbledh Kryesinë: Kandidatët për zgjedhjet vendore do i regjistrojmë me koalicion, jo të pavarur! Rekurs vendimit në Gjykatën e Lartë

TIRANË- Veprimi i radhës i Sali Berishës për të regjistruar kandidatët e primareve në zgjedhjet e 14 majit është përmes koalicionit që më shumë mundësi do të jetë me Ilir Metën, me të cilin ka edhe marrëveshje. Këtë e bëri me dije pas mbledhjes së Kryesisë ndërsa sqaroi se do të çojë për rekurs në Gjykatën e Lartë vendimin e Apelit që e la vulën e PD në dorë të grupit të Enkelejd Alibeajt. Për gjyqtarin Sokol Sadushi, të cilin e ka akuzuar shpesh si të marrë peng nga Edi Rama, thotë se do të kërkojnë përjashtimin e tij nga gjykimi.

Megjithatë, Berisha duket se nuk ka shpresa që do të gjejë zgjidhje në Gjykatën e Lartë ndaj do t’i drejtohen gjykatës ndërkombëtare. Këto ishin mesazhet që dha nga mbledhja me kryesinë e PD, ku akuzoi sërish ambasadoren amerikane Yuri Kim se ka ndërhyrë në vendimin e ditës së djeshme bashkë me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Pas akuzave ndaj Edi Ramës dhe sistemit të drejtësisë, Berisha shigjetoi Kim, të cilës i drejtohet si ‘guvernatore’ e ka marrë me shkrim shkatërrimin e PD dhe qëllimi i saj bashkë me Edi Ramën ishte që në krye të PD të mbanin me çdo kusht Lulzim Bashës që i referohet si kukull e financuar nga rusët.

“Rama dhe Kim u përpoqën t’i jepnin goditje fatale partisë opozitare më të madhe në vend”, thotë Berisha ndërsa ironizon se menduan se me këtë vendim do të ringjallnin Bashën me Vulën.

Një koment e pati edhe për Enkelejd Alibeajn, për të cilin thotë me bindje se nuk ka nga mbrapa as 10 mbështetës. Thirrja e Berishës për demokratët është që të distancohen nga Alibeaj dhe Basha që i referohet si pengje të shpifura që s’kanë shënuar as rekordet më të ulëta të politikanit. Pas mbledhjes së Kryesisë dhe grupit parlamentar, lëvizja e radhës e Berishës vijon ditën e nesërme, kur do të mblidhen kandidatët e primareve për zgjedhjet e 14 majit dhe Këshilli Kombëtar për masat që do të marrin ndaj ‘aktit të turpshëm’ që sipas tij kreu Edi Rama.

Pas një seance maratonë, Gjykata e Apelit, vendosi dje rrëzimin e vendimit të Agron Zhurkit  të datës 25 mars 2022 dhe kthimin e çështjes për rigjykim në Shkallën e Parë me trupë gjykuese tjetër. Pas këtij vendimi, ajo që vendosi Agron Zhukri konsiderohet nul dhe çështja kthehet në shkallë të parë. Tashmë vula, sigla, logoja e Partisë Demokratike i mbetet Lulzim Bashës, se zyrtarisht ai është i regjistruar në Gjykatën e Tiranës, dhe pritet që të jetë grupi i Alibeajt që të regjistrohet me logon e forcës më të madhe opozitare në vend për zgjedhjet e ardhshme të 14 majit.  Me unanimet të plotë trupa gjykuese e Apelit, e përbërë nga relatore Elona Mihali dhe anëtarë Astrit Kalaja dhe Irida Kacerja, prishi vendimin e Zhukrit. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:14
Zgjedhjet e 14 majit, Berisha: Mënyra më e mirë për të regjistruar kandidatët është përmes koalicionit, jo të pavarur

 

Në përfundim të mbledhjes së Kryesisë, Sali Berisha foli për mediat duke thënë se mënyra më e mirë për t'u futur në zgjedhje është përmes koalicionit me Ilir Metën.

“Propozime janë-koalicioni; propozim është-të pavarurit, por kjo nuk shkon shumë, ka pak mbështetës. Megjithatë do të merret vendim nga Këshilli Kombëtar i PD. Çdo demokrat që ka minimumin e minimumit të lidhjes me këtë parti, e ftoj të dënojë me ashpërsinë më të madhe aktin e turpshëm, aktin antikushtetues të Edi Ramës duke shfrytëzuar veglat e tij Basha-brava , brava-Basha. Ndaj dhe këtu besoj se çdo anëtar i PD-së, çdo zyrtar, çdo deputet i saj, çdo mbështes i saj, e ka të qartë aktin armiqësor dhe atë, askush të mos mendojë se ne do të mposhtemi nga armët e Edi Ramës! Ne jemi në këmbë sot më të fuqishëm se kurrë!”, tha Berisha.

Ora 12:45
Humbi 'vulën' e PD nga Apeli, Berisha: Do e çojmë në Gjykatën e Lartë edhe pse s’presim vendim tjetër! Çështja do shkojë në Gjykatë ndërkombëtare

 

Ish kryeministri Sali Berisha ka vepruar pa surpriza një ditë pasi Apeli vendosi t’ja linte ende vulën Partisë Demokratike të Alibeajt. Ai u shpreh se do e çojë vendimin në Gjykatë të Lartë dhe ironizoi Sokol Sadushi gjykatësin. Berisha theksoi se nuk pret asgjë ndryshe nga vendimi dhe si rezultat do e çojë në Gjykatën Ndërkombëtare.

“Vendimi i juristëve se ky akt, ky vendim të dërgohet për rekurs në Gjykatën e Lartë. E them unë që njerëzit mund të habiten sesi do e dërgojmë ne këtë te Sadushi. Do e çojmë dhe do kërkojmë përjashtimin e Sadushit. S’presim gjë tjetër, por ne do e dërgojmë vendimin në Gjykatën Ndërkombëtare.

Në këtë rast Sadushi që është edhe ai në vetvete ekzemplar në vendimet dhe qëndrimet e tij, simbol i korrupsionit të dokumentuar. Do kërkojmë përjashtimin e tij nga gjykimi, ata do marrin vendimin e tyre. përveç kësaj rruge PD duhet të përcaktojë qëndrime të tjera. Ky është aspekti më i thjeshtë i saj.”- tha Berisha.

Ora 12:36
Berisha: Pas ditës së djeshme, Alibasha s’ka as 10 vetë nga mbrapa! Demokratët të distancohen nga ky peng i shpifur

 

Në mbledhjen e kryesinë, Sali Berisha ka sulmuar edhe Enkelejd Alibeajn, të cilin e konsideron ‘peng të shpifur’ dhe i kërkon demokratëve që të distancohen prej tij.

“Vazhdohet më tej, haptaz deklaroi se nuk ka rëndësi se kush voton e si votojnë por kë emëron ajo dhe pasi iku Lul Brava u përqedrua tek Alibasha, i cili ju siguroj se nuk ka pas ditës së djeshme as 10 vetë me vete.

I bëj thirrje të gjithë demokratëve të distancohet nga ky peng i shpifur, nga këto pengje të shpifura që në histori nuk kanë shënuar rekordet më të ulëta të politikanit”, tha Berisha.

Ora 12:33
Berisha sulmon Yuri Kim: Guvernatorja e ka me shkrim shkatërrimin e PD! Donte me çdo kusht njeriun e financuar nga rusët në krye të PD

 

Sali Berisha njofton lëvizjen e radhës pas Apeli vendosi të rrëzojë vendimin e Agron Zhukrit për vulën e PD. Ndër të tjera vijon akuzat ndaj Yuri Kim se e ka me shkrim faktin që do shkatërrohet PD.

"Sot pasdite mblidhet grupi parlamentar. Nesër do mblidhen kandidatët e PD dhe në darkë Këshilli Kombëtar të PD. Vendimet që duhen marrë do të jenë të një rëndësie të jashtëzakonshme. Cilat do të jenë qëndrimet tona para këtij akti të turpshëm nga një mafie që nuk ka asnjë parim, që nuk repsekton asnjë ligj. Ka një paralelizëm absolute mes MCgonigal, Yuri Kim dhe Edi Ramës. E ka me shkrim guvernatorja që do shkatërrohet PD, e kemi me dokumente kur guvernatorja bënte presione të jashtëzakonshme për të realizuar qëllimet, shkatërrimin e opozitës. Qëllimin e saj ishte të mbante Lul Bashën me cdo kusht, njeriun e financuar nga rusët në krye të PD”, tha Berisha.

Ora 12:30
Apeli i dha vulën Alibeajt, Berisha akuza Yuri Kim dhe Erion Veliajt: Kanë ndërhyrë në mënyrë brutale tek vendimi i gjykatës

 

Një ditë pasi Gjykata e Apelit i dha vulën e Partisë Demokratike, grupit të Enklejd Alibeajt, Sali Berisha ka hedhur akuza në drejtim të ambasadores Yuri Kim. Berisha thotë se Kim dhe Veliaj kanë ndërhyrë në vendimin e gjykatës.

Një rol jashtëzakonisht të dorës parë ka luajtur Yuri Kim që ka ndërhyrë më mënyrën më brutale të gjykatësja me Erion Velinë dhe këto janë të faktuara. Vendimi i djeshëm është një histori turpi faqezezë për të gjithë ata të cilët mbajnë autorësinë e tij. Vendimi u shkrua në zyrat e Ramës dhe u dërgua në gjykata nga Relira Kokona, ndihmësja e Don Agacios, e shquar për veprime mafioze korruptive dhe u lexua. Unë me këtë rast u them demokratëve, sigurisht që Rama mendoi të na e japë një goditje por na dha një kushtrim. Në të vërtetë nxori fytyrën e tij siç e ka, i aftë të marrë çdo vendim, çdo qëndrim të çfarëdo natyre për interesat e pushtetit të tij. I tillë ishte edhe mcgonigal, tradhtoi flamurin, betimin, vendimin e tij për të mbushur xhepat me paratë  e Ramës dhe luftuar opozitën. Të gjithë ata që janë angazhuar në luftën kundër opozitës janë në llojin e tyre ‘McGonigal’.

Ora 12:22
Berisha: Rama i tmerruar, bashkë me guvernatoren Kim u përpoqën t'i japin PD goditje fatale! Menduan se do e ringjallin Bashën me Vulën

 

Njësoj si Ilir Meta, edhe Sali Berisha thotë se vendimi që dha dje Apeli për vulën e PD tregon se Edi Rama është i tmerruar por demokratët janë të pamposhtur.

“E thirrëm këtë mbledhje për të diskutuar lidhur me vendimin e fundit të Edi Ramës për të bllokuar regjistrimin e PD-së në zgjedhje dhe të marrë për vete vulën e kësaj partie. Ky moment është dëshmia flagrante e tmerrit dhe ferrit që ka kapur Edi Ramën, mafien shqiptare të tij, por e vërteta është edhe segmente të mafies ndërkombëtare.

Ata e shohin se demokratët janë të pamposhtur. Ata u përpoqën t’i japin PD-së goditje fatale, duke i mbajtur një kufomë politike, një peng politik në krye të saj, që e akuzonin publikisht dhe ligjërisht si një kukull të financuar nga rusët, dhe sipas tyre, sipas Edi Ramës, por e vërteta sipas guvernatores Yuri Kim, ky ishte i përshtatshëm për të drejtuar forcën kryesore opozitare.Ky është paradoksi më i madh, jo për Edi Ramën. Ai ka origjinë xhelatësh ndaj pluralizmit politik. Është në genin e tij. Përfaqësuesja e vendit të madh të lirisë, të përpiqet me të gjitha mënyrat, më flagrante të ligjeve dhe Kushtetutës, që opozita shqiptare të drejtohet nga një njeri i financuar nga rusët, nuk ka paradoks më të madh se ky.

Por këta skenarë që filluan me McGonigal dhe Xhorxh Soros, me një qëllim të vetëm, çelnikosjen e pushtetit të Edi Ramës, vazhduan me procese, në të cilat Lulzim Basha u fut në thes, dhe tani Edi Rama mendon se pasi dështoi me Bravën, do e ringjallë Bashën me Vulën”, tha Berisha.

Ora 11:17
A do ta lironi Selinë tani qe s'ka njohje të 11 dhjetorit? Berisha nuk i përgjigjet pyetjes së Report Tv

 

Teksa është paraqitur në selinë blu një ditë pasi Gjykata e Apelit vendosi të zhbëjë vendimin e Zhukrit, pra të çnjohë 11 dhjetorin, Berisha ka refuzuar të përgjigjet.

I pyetur nga gazetarja e Report Tv, Danjela Maloku nëse do e lirojë selinë, Berisha nuk i është përgjigjur.  

G.MO/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • sula: 06/03/2023 00:55

    tani lul basha ta nxjerre me polici kete te marre nga selia e PD,,,,te vendoset legaliteti ne PD...

    Përgjigju
  • ilir: 06/03/2023 00:50

    VAFSH NE ESFEL TE GOMEREVE O HAJVAN MALOK,,,BASHKE ME GJYKATAT E TUA NDERKOMBETARE FRANCEZE.....SE BEN SIKUR JE DHE FILO-FRANG,,,TA KANE HEQUR VIZEN TE GJITHE O SHPELLAR....

    Përgjigju
  • Emigranti: 04/03/2023 16:37

    Jo në Gjykatën e Lartë por edhe në Hagë çoje po deshe! Punë jote u bë si ajo "hip se të vrava, zbrit se të vrava", do t'i vesh flakën vëndit për të shpëtuar b...ën tënde dhe familjarëve, si ti edhe ai tjetri "patrioti i madh" që nuk dihet akoma se si e quajnë, Ilir Meta apo Ilir Metaj. Jeni bërë palaçot e këti vendi dhe mjer ata që ju shkojnë mbrapa sepse shiten per 10 lekë ose atherë kanë vjedhur, përfituar e ndërtuar pa kriter e pa letra, sidomos në toka të tjerëve ose në buzë të lumenjve!

    Përgjigju
  • Pavel itali: 04/03/2023 15:44

    Sali,je i mbaruar.Me 14 maj ne zgjedhjet lokale se bashku me kolegun Ilir Metà do pesoni nje humbje spektakolare.Sigurisht qe edhe kete humbje do te ja faturoni Edi Rames.Mjaft me marrezira.Largohuni nga politika qe te filloje deformimi i vertete i PD!!..

    Përgjigju
  • Klodi: 04/03/2023 14:52

    Sali ke mar fund nga cdo an ik ne shpi rri rehat per ca kohe se ke perpara burg te gjate per te bere

    Përgjigju
  • Arbërori: 04/03/2023 14:22

    O Sali Bajga a ke ti një far burërie ? Po kur gjukatat jan në favorin tënd ti thua foli drejtësia. Por kur ti humbet nuk lë gjë pa shar e pa akuzuar. Pra me ktë lloi standarti ti vetëm diskretiton veten mor Sali bajgs.Respekt për komentusin Babuli Tanguli Burr i vërtet.

    Përgjigju
  • Turi: 04/03/2023 13:49

    Salih, tani ha trongullin e qepe halen, se nuk u ngopen rraca jote e Likja tu bo pershesh ket ven. Ptu, njeri i urryer.

    Përgjigju
  • Mala: 04/03/2023 13:21

    Pjatohu me vdekjen e kahershme politike dhe njeherit pajtohu edhe me vdekjen fizike t'i mbetesh per ca kohe ne kujtese dikujt edhe jashte sojit tend.

    Përgjigju
  • Peioni: 04/03/2023 13:13

    Që Rama me salheun në opozitë nuk bie kurrë nga karrikia e kryeministrit kjo dihet,por boll më se u bëtë gazi i botës,duke thirrur e bërtitur,Rama kështu e Rama ashtu...se si është Rama e përcakton populli me votë dhe jo ju e salehu juaj që i ka duart me gjak shqiptari dhe për deri sa s'keni as mënd e as bythë t'a largoni me votë lëreni PD të ringrihet e ju bashkë me salheun shkoni ruani lopët,megjithse dhe për këtë punë salehu ka histori të hidhur nga vendlindja e tij në Viçidol .

    Përgjigju
  • Kevi: 04/03/2023 13:10

    Hani kokat me njeri tjetrin tani

    Përgjigju
  • tosi: 04/03/2023 13:05

    vendimi me i duhur

    Përgjigju
  • Pjeter: 04/03/2023 12:53

    100 here me mire AliBasha sesa Ali baba me 40 Hajna!!!

    Përgjigju
  • Ani: 04/03/2023 12:45

    Boll akuzuat ramen se lat nam

    Përgjigju
  • Goni: 04/03/2023 12:44

    Mendoj se jeni nje tuf budallenjsh,ngelet duke cuar njerzit ne gjykat kot

    Përgjigju
  • Deni: 04/03/2023 12:43

    Ngelen duke akuzuar njerez kot se jan te paaft vet

    Përgjigju
  • Agron: 04/03/2023 12:41

    Ore sali manipulator si gjithmone ti edhe shpura jote (nuk eshte se jam me rama plehren), argumenti juaj per fitimin e gjyqit eshte se alibeaj nuk eshte pale ,ceshtja eshte a keni apo jo ju te drejte per marrjen e partise demokratike ,por ju kete se permendni ju kapeni ka apo jo te drejte te ankohet alibeaj ??ju silleni si ai personi qe ben nje vjedhje dhe me pas ankohesh se malli i vjedhur nuk eshte i deshmitarit qe ju ka pare dhe ankohet por kjo nuk e ndryshon faktin qe je hajdut.

    Përgjigju
  • ylli: 04/03/2023 11:29

    IK SHPELLAR,,IK NE SHPELLEN E DRAGOBISE,,ATJE E KE SELINE TI SALI PLEHU...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Politikanët shqiptarë që provuan burgun, arrestimin dhe prangat!

Politikanët shqiptarë që provuan burgun, arrestimin dhe prangat!