Apeli i familjes: Më ndihmoni
t'i marr fëmijët nga jetimorja

Apeli i familjes: Më ndihmoni<br />t'i marr fëmijët nga jetimorja
Binjakët trevjeçare të familjes Katuli nuk kanë mundur të ndjejnë përkjudesjen dhe dashurinë e prindërve.

Varfëria e skajshme i detyroi Përparimin dhe Mirandën që t'i dërgonin të vegjëlit e tyre në Qendrën Jetimore të Durrësit, pasi nuk kishin mundësi të siguronin as ushqimin për ta.
 
Prej tre vitesh ata nuk i kanë ndalur përpjekjet për të siguruar kushtet për rimarrjen e fëmijëve nga jetimorja, por perveç banesës sociale që u dha bashkia e Tiranës vijojnë të jenë papunë dhe në vështirësi ekonomike.

Familja Katuli, jeton vetëm me ndihmën ekonomike të kryefamiljarit, i cili ka vështirësi në të ecur si dhe në shikim.
 
Siç mund ta shikoni në pamje, banesa e tyre është pothuajse e zbrazët.

Për këtë arsye, prindërit kërkojnë ndihmë nëpërmjet mikrofonit të Report TV, që çdo person që ka mundësi, t'i ndihmojnë në përmirësimin e kushteve shtëpiake për të krijuar një ambient të ngrohtë për vogëlushet e tyre, që të rriten pranë dashurisë së familjes.

''Nuk kisha shtëpi, çfarë binte jashtë binte brenda. Dua t'i marr fëmijët, po drejtoresha më ka thënë që duhet të plotësoj kushtet, pastaj më japin fëmijët. Ju bëj thirrje të gjithë3, që të më ndihmojnë'',-u shpreh kryefamiljarja. 

''Unë kam 5 fëmijë. 2 i kam në jetimore. Me 28 kam gjyqin e fëmijëve. Pa plotësuar kushtet në dhomë, na kanë thënë që nuk i merr do fëmijët'',-u shpreh kryefamiljari.

Report Tv kontaktoi me Qendren e Jetimoreve në Durrës, e cila konfirmoi së të dy fëmijët vijojnë të marrin kujdesin e kësaj qendre dhe se janë në një proces gjyqësore, por nga konstatimet e bëra nga ky inistitucion, familja Katuli nuk i përmbush ende kriteret minimale, për këtë arsye ky inistitucion do kujdeset për mirëqënien e këtyre vogëlusheve.

Ne keto kushte familja Katuli bën thirrje per ndihmë, pasi gjyqi për kujdestarin e femijëve është më 28 shkurt. 

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi