Apeli i Posaçëm rrëzon ankimin e Jamarbër Malltezit dhe Argita Berishës për lirimin e 25 pasurive nga sekuestro. Shkalla e dytë e gjyqësorit nuk mori parasysh kërkesën e radhës së çiftit, duke lënë në fuqi vendimin e dhënë më herët nga Gjykata e Posaçme.
Për sekuestrimin e 25 pasurive të Malltezit, më herët është shprehur edhe Gjykata e Lartë, e cila ka lënë në fuqi të njëjtin vendim. Pasuritë janë sekuestruar në kuadër të hetimeve për dosjen "Partizani".
Report Tv ka raportuar më herët se vetëm në emër të Jamarbër Malltezit, të deklaruara, janë 35 pasuri në Shqipëri me vlerë dhjetëra miliona euro, në një kohë kur të sekuestruarat janë vetëm 5.4 mln euro.
Këtu nuk llogariten të gjitha pasuritë e padeklaruara, siç janë ato në 4 prej qyteteve më të shtrenjta të Evropës. Një apartament në Mynih që sipas vetëm pagesave që janë bërë në rrugë bankare shkon të paktën 450 mijë euro, një në kryeqytetin belg Bruksel që shkon të paktën 395 mijë euro, një apartament luksoz në Roterdam të Holandës që kap vlerën e 360 mijë eurove dhe një tjetër në kryeqytetin e Hungarisë, Budapest që shkon 155 mijë euro. Të gjitha këto shifra bazuar vetëm në transferimet bankare që SPAK ka arritur të zbulojë deri kur dorëzoi dosjen 500 faqëshe, vetëm për njoftimin e akuzës dhe marrjes të pandehur të Berishës e Malltezit. Se çfarë ka zbuluar me hetimet e mëpasshme Prokuroria e Posaçme mbetet për t’u parë.
------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.
Komente












Ke ta jan a ta si na prentuan demokracin Dhe nje jet ma te mire.
Përgjigju