Prona dhe toka nga Shëngjini në Himarë, Apeli i GJKKO lë në fuqi konfiskimin e pasurive të ish-gjyqtarit Guxim Zenelaj

Prona dhe toka nga Shëngjini në Himarë, Apeli i GJKKO lë në fuqi konfiskimin e pasurive të ish-gjyqtarit Guxim Zenelaj

Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi vendimin për konfiskimin e pasurive të ish-gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, Guxim Zenelajt, i cili akuzohet për deklarim të rremë pasurie. Pasuritë përfshijnë tokë në Porto Palermo, Himarë- Vlorë si dhe në Shëngjin.

Pasuritë e konfiskuara
1. Pasuria me nr. 674, zk.1952, Tokë në Porto Palermo, Himarë- Vlorë, me sipërfaqe 1000 m²;
2. Pasuri e ndodhur, në ZK.1987, me numër pasurie 3/670-B9, vol.29, faqe 163, bodrum me sipërfaqe 16 m2, në Ishull-Shëngjin Lezhë;
3. Pasuri e ndodhur në ZK.1987, me numër pasurie 3/670-B10, vol.29, faqe 164, bodrum me sipërfaqe 15 m2, në Ishull-Shëngjin Lezhë;
4. Pasuri e ndodhur në ZK.1987, me numër pasurie 3/670-N1, vol.29, faqe 186, njësi me sipërfaqe 218.06 m2, në Ishull-Shëngjin Lezhë;
5. Pasuri e ndodhur në ZK.1987, me numër pasurie 3/670+1-10, vol.29, faqe 196, apartament me sipërfaqe 60.36 m2, në Ishull-Shëngjin Lezhë;
6. Pasuri e ndodhur në ZK.1987, me numër pasurie 3/670+1-18, vol.29, faqe 204, apartament me sipërfaqe 67.35 m2, në Ishull-Shëngjin Lezhë;
7. Pasuri e ndodhur në ZK.1987, me numër pasurie 3/670+1-55, vol.29, faqe 241, apartament me sipërfaqe 51.35 m2 në Ishull-Shëngjin Lezhë;

Më 5 korrik, SPAK dha pretencën për ish gjyqtarin e Gjykatës së Lartë Guxim Zenelaj, duke kërkuar 1 vit burg. SPAK kërkon që ish gjyqtari i Lartë të mos dërgohet në qeli, por të vendoset në shërbim prove për një periudhë 24 mujore.  Zenelaj akuzohet për “refuzimi për deklarimin, mosdeklarimin, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë dhe personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrim ligjor për deklarim”.

Zenelaj u tërhoq nga sistemi drejtësisë para se të kalonte në filtrin e Vetingut. Në vitin 2016 ai deklaroi në deklaratën e pasurisë 18 apartamente dhe tre njësi ndërtimore në Ishull Shëngjin, Lezhë. Si burim për krijimin e pasurive të paluajtshme, gjyqtari referoi një kontratë me një kompani të caktuar, por nuk dha të dhëna se sa është vlera e kontratës si dhe për burimin e parave që mbulojnë vlerën e kontratës. Për vitin 2016, ai deklaronte edhe tre pasuri të paluajtshme, njësi në Ishull Shëngjin, Lezhë, me sipërfaqe 16 m2, 15 m2 dhe 218.06 m2. Po ashtu ai deklaroi 30 mijë euro të ardhura nga dhënia me qira e një lokali dhe ambienteve për banim në Shëngjin.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • velo: 15/07/2024 11:51

    Në qoftë të gjith këtyre hajdutëve kriminel ju konfiskohen pasuritë rriten të ardhurat e buxhetit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Hapësirat publike në plazhe, sipas jush janë:



×

Lajmi i fundit

Zelenski: Rusia duhet të marrë pjesë në bisedimet për paqe

Zelenski: Rusia duhet të marrë pjesë në bisedimet për paqe