Apeli i zjarrfikësve: Kini kujdes 
nga bombolat e gazit pa kolaudim 

TIRANE - Nje gabim njerezor është shkak i shpërthimit të fuqishëm të bombolës së gazit në ëmbëltoren në lagjen Don Bosko në Tiranë, ku mbetën të plagosur 21 persona. Kreu i Shërbimit Zjarrfikës së Tiranës, Shkëlqim Goxhaj ka bërë të ditur në një intervistë për A1 Report se Abdullah Dervishi, pronari i pastiçerisë i cili lufton me vdekjen në spital, ka qëlluar me një send të fortë (çelës) bombolën pasi bashkëshortja e tij nuk kishte mundur të hapte dot gazin. Nga ky moment, gazi ka rrjedhë në ambientet e ëmbëltores dhe dyshohet se ka qenë një cigare që ka shkaktuar shpërthimin e bombolës.
 
 “Nga të dhënat paraprake që kemi nga vendi i ngjarjes nga inspektori i parandalimit që ka qenë në vendngjarje mbas lajmërimit që ka ardhur në sallën operative mendohet që është një gabim njerëzor. Pronarët e objektit kanë ushtruar forcë mbi bombolën që kanë pasur aty gjë e cila ka bërë të mundur rrjedhjen e gazit në ambientet e biznesit. Mbas kësaj sipas të dhënave paraprake sepse nuk kemi arritur në një përfundim akoma mendohet që aty ka pasur enë të ndezura, pajisje të ndezura me zjarr ose cigare që ka shkaktuar shpërthimin e menjëhershëm të sasisë së gazit”, u shpreh Goxhaj.

bombula don bosko

Kjo është bombola shpërthimi i së cilës për pak mund të kishte shkaktuar një tragjedi. Ajo eshte sekustruar ne cilesine e proves materiale per aktin e ekspertimit dhe ndodhet ne ambientet e Sherbimti zjarrefikes së Tiranes. 
 
bombula e gazit don bosko

bombula e gazit don bosko

Goxhaj bën thirrje që të gjithë pronarët e subjekteve tregtare, apo edhe banorë familjarë të bëjnë kujdes me përdorimin e tyre duke sugjeruar njeheresh qe bombolat te mos mbushen me ne qytet, por vetem te tregtohen. 

“Ne mendojmë që tregtia e bombolave të gazit në qytetin e Tiranës të bëhet nga sh.a, të rimbushet jashtë në periferi dhe me mjete të posaçme transporti të vinë në qytetin e Tiranës, të tregtohen jo të rimbushen. Për këtë ju bëjmë thirrje edhe sh.a-ve që kanë në programin e vet rimbushjen e bombolave për biznesin dhe për përdorim familjar të marrin masa, t’i kolaudojnë, tu bëjnë kontrollin fizik, kontrollin mekanik që këto bombola të jenë më të sigurta, të jenë të markuara me firmën e vet dhe të garantojnë siguri në biznesin e qytetarëve dhe në familjet e tyre”, u shpreh për A1 Report shefi i Shërbimit Zjarrfikës së Tiranës.

Menjëherë pas kësaj ngjarje prefekti i Tiranës ka thirrur në takim urgjent kreun e shërbimit zjarrfikës, drejtues të policisë dhe përfaqësues të Inspektoratit Qendror Teknik. Në të është biseduar për marrjen e masave për parandalimin e këtyre ngjarjeve. Ata kanë ngritur si shqetësim sigurinë e bombolave të gazit pasi shumë prej tyre tregtohen të pakolauduar. 

shperthimi don bosko

Përsa i përket hetimit të shpërthimit që tronditi mbrëmjen e së dielës banorët e zonës së “Don Boskos’ në Tiranë, mësohet se policia ka nisur procedimin penal nga pronarit të ëmbëltores për shkelje të rregullave të sigurimit teknik në punë.

Nga shpërthimi i bombolës së gazit mbetën të plagosur 21 persona, mes tyre çifti i pronarëve, klientë në biznesin e vogël dhe persona të rastësishëm në rrugë.

Gjendja shendetesore e te plagosurve
10 nga 21 personat që mbetën të plagosur nga shpërthimi i bombolës së gazit në pastiçerinë në Don Bosko janë duke marrë trajtim mjekësor, ku më e rëndë gjendja paraqitet për dy pronarët, çiftin e bashkëshortëve Dervishi. Në Spitalin e Traumës ndodhen të shtruar 3 persona, njëri prej tyre në reanimacion jashtë rrezikut për jetën. Në gjendje më të rëndë shëndetësore ndodhen pronari Abdullah Dervishi dhe bashkëshortja e tij Paqësie, të cilët shtruar në spitalin e djegie-plastikës në QSUT. Për sa i përket të plagosurve të shtruar në spitalin e traumës nëndrejtori Arben Zeneli konfirmon per A1 Report se gjatë natës kanë lënë spitalin 10 të lënduar.

Mjeku Ilir Nezha: Më rëndë bashkëshortët Abdulla dhe Paqësie Dervishi
“Dje rreth orës 18.30 janë paraqitur tre rastet e para që kanë ardhur nga urgjenca e Tiranës bashkëshortët Abdulla dhe Paqësie Dervishi që kanë qenë në gjendje më të rëndë janë shtruar direkt ne reanimacion i është dhënë ndihma e parë dhe ka filluar terapia intensive po monitorohen nga ora në orë vazhdojnë terapinë intensive. Dëmtimet ka djegie në fytyrë dhe në pjesët e sipërme dhe të poshtme në një sipërfaqe 35%-40% grada e dytë b . Gjindja e tyre është në rrezik relativisht e rëndë, pacientët e tjerë pasi kanë marrë ndihmën e shpejtë në spitalin ushtarak pavarësisht çarjeve që kishin nga eksplozivi në fytyrë në krah sidomos një vajzë Edlira Shima që e ka komplet çarje të gjithanshme i është dhënë ndihma e parë ka filluar terapinë intensive dhe ka kaluar në reanimacion për gjendjen relativisht të rëndë që ka por është jashtë rrezikut për jetën. Kemi katër persona në reanimacion se ka ardhur dhe një paciente tjetër që ka një traum tek fytyra edhe kjo ka kaluar në reanimacion gjendja e saj relativisht stabilizuar po monitorohet nga ora në orë gjithashtu janë dhe tre pacientë të tjerë me sipërfaqe më të vogla këto janë në pavion gjendja e stabilizuar dhe pa probleme për jetën. Në total kemi shtatë pacientë 3 në pavion dhe katër në reanimacion.”- tha mjeku Ilir Nezha në repartin e djegie-plastikës në QSUT.



Ora 09:40 Mjeku Çela: Të gjithë janë jashtë rrezikut për jetën
“Aktualisht të gjithë personat janë jashtë rrezikut për jetën. Në spitalin tonë aktualisht janë të shtruar 4 persona. Mund të them që janë të gjithë jkashtë rrezikut. Janë nën kontrollin e mjekëve.”- tha mjeku Dritan Çela



Zeneli: Një pjesë e të plagosurve kanë lënë Spitalin
“Blanci në spital nga shpërthimi i djeshëm është 18 pacientë nga të cilët 4 aktualisht janë në spitalin tonë 4 të tjerë janë transferuar nga spitali jonë pasi janë bërë analizat paraprake dhe mjekimet e urgjencës janë transferuar për në spitalin e djegie plastikës dhe 10 të tjerë mbasi janë kryer ekzaminimet dhe janë bërë mjekimet e rastit janë dërguar në shtëpi pra aktualisht në spital. Tek ne gjenden 4 pacientë , gjendja e tyre është e mirë njëri prej pacientëve që ka pasur një dëmtim në regjionin e fytyrës e kemi në reanimacion është në një mbikëqyrje më të kujdesshëm nga stafi mjekësor është në ndjekje ecuria klinike në vazhdim, them që është jashtë rrezikut, tjerët janë në pavione një pacient është në ortopedi me një thyerje të parakrahut një pacient është një dëmtim në regjionin e syrit po për fat të mirë nuk ka dëmtime të shikimit dhe një pacient tjetër është me plagë në repartin e kirurgjisë.”- u shpreh nëndrejtori i spitali të Traumës Zeneli.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, Berisha: Do votojmë çdo ndryshim! Jemi në negociata

Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, Berisha: Do votojmë çdo ndryshim! Jemi në negociata