TIRANE - Ish-kryeprokurorja Ina Rama duhet të rikthehet në punë si gjyqtare në Gjykatën e Apelit Civil në Tiranë. Ka qenë ky vendimi i Gjykatës së Apelit Administrative i cili ka rrëzuar vendimin e Shkallës së Parë të dhënë 1 vit më parë, që i mohonte të drejtën zonjës Rama të rikthehej në detyrë.
Vendimi është lexuar nga relatorja e kësaj seance Lindita Sinanaj, ndërsa vetë ish-kryeprokurorja nuk ishte e pranishme në gjyq por u përfaqësua nga avokati i saj Fatmir Brraka.
Shqiptarja.com ka mësuar se në dispozitivin e gjykatës është vendosur që Këshilli i Lartë i Drejtësisë t’i kërkojë presidentit Bujar Nishani, i cili është njëherësh dhe kryetar i këtij institucioni, që të propozojë emërimin e Ina Ramën si gjyqtare në Apelin Civil.
Por si përfundoi kjo çështje në dyert e Gjykatës?
Prej më shumë se 1 viti Këshilli i Lartë i Drejtësisë nuk merrte në shqyrtim kërkesën e znj.Rama për ta rikthyer në detyrën e gjykatëses, të cilën ajo e mbante para se të merrte postin e Prokurores së Përgjithshme.
Në shkurt të 2014-ës kjo kërkesë u shqyrtua nga KLD, e cila asokohe i tha zonjës Rama se ajo nuk mund të rikthehej në Apelin Civil pasi duhet ti nënshtrohej konkurrimit apo nëse do të donte të zgjidhte një gjykatë tjetër, ofertë e cila u refuzua nga ish-kryeprokurorja.
Me vendim të datës 24 shkurt 2014 KLD zyrtarisht e la ish-kryeprokuroren jashtë sistemit të drejtësisë, ndërsa kjo e fundit ju drejtua gjykatës.
Në Shkallë të Parë pranë Gjykatës Administrative kërkesa e znj.Rama u rrëzua, por pas një viti ajo e rifitoi të drejtën me vendimin e Apelit.
Aktualisht pritet zbardha e këtij vendimi për të parë nëse KLD do ta respektojë apo do të ketë një rekurs të tij në Gjykatën e Lartë.
Padia e zonjes Rama ne Apelin Administrativ

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com