Gjykata e Apelit në Korçë, ka lënë në burg të riun që u përfshi në aksident me eskortën e Kryeministrit Rama në datë 27 nëntor.
Spiro Naçi, 29 vjeç, është lënë në burg për 30 ditë, ndërkohë që këtë vendim dha edhe Gjykata e Apelit, e cila nuk mori parasysh kërkesën për një masë më të butë sigurie.
Ai u la në arrest nga Gjykata e Apelit, me argumentin se për një periudhë 30 ditore do të dilte ekspertimi mjeko-ligjor dhe ai auto-teknik në lidhje me aksidentin.
Spiro Naçi u arrestua në flagrancë për aksidentin e datës 27 nëntor në afërsi të fshatit Biranj, ku u dëmtuan dy efektivë të Gardës së Republikës, të cilët shoqëronin kryeministrin Rama në takimin dy ditorë të Shqipërisë dhe Kosovës në Korçë.
Er.K/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com