TIRANE- Me qindra fëmijë detyrohen me forcë të lypin në rrugë nga tutorët, të cilët në shumë raste janë edhe prindërit e tyre. Vetëm në Tiranë rezulton se janë mbi 700 fëmijë të tillë, ku shumica prej tyre shfrytëzohen nga më të rriturit në veprimtari të ndryshme, nga punët më të lehta si shitja e sendeve apo materialeve inerte e deri tek punët e rënda.
Përballë kësaj situate alarmante, autoritetet e qeverisë kanë vendosur që t’i drejtohen prokurorisë, për çdo rast të shfrytëzimit të të miturve në punë. Ndërkohë që 12 grupe të të rinjve do të merren me sensibilizimin e popullatës duke u treguar se paratë që falin për këta fëmijë, shkojnë për tutorët e tyre dhe jo për të vegjlit. Ka qenë vetë Ministri i Mirëqenies Sociale, Erion Veliaj i cili u ka kërkuar qytetarëve të mos japin para për këta fëmijë, por t’i ndihmojnë me mënyra të tjera si me veshje apo ushqime.
“Një fëmijë nuk ka nevojë për kesh sepse as nuk e kupton. Për kesh ka nevojë tutori i vet, sepse ata nuk sensibilizohen. Për tutorët kjo është arsyeja që po punojmë me policinë, me prokurorinë. Kjo është arsyeja që do të ndjekim disa njerëz në Gjykatë, sepse disa njerëz e kanë kthyer skllavërinë moderne në biznes. Kjo është një veprimtari kriminale dhe duhet trajtuar nga instancat e reja që merren me veprimtari kriminale”, tha Veliaj. Të dhënat tregojnë se pjesa më e madhe e fëmijëve që shfrytëzohen nga tutorët e tyre, i përkasin komunitetit romë dhe egjiptian.
Një nga arsyet është varfëria me të cilën përballen këto familje. Ministri Veliaj u shpreh se për të reduktuar këtë fenomen për herë të parë, ndihma ekonomike do të shpërndahet nëpërmjet dorëzimit të kartës së identitetit, pavarësisht se vendndodhja mund të ndryshojë. “Ky muaj, është muaji i parë ku ndihmën ekonomike do të mund ta aksesojnë edhe komunitetet rome dhe egjiptiane.
Është hera e parë në Shqipëri sepse për 23 vite kanë qenë të mënjanuar dhe janë një grup që kanë qenë gjithë kohës duke lëvizur dhe ndryshojnë shumë shpesh vendndodhje në varësi se ku i del puna për të siguruar të ardhmen e tyre”, tha Veliaj. Aktualisht janë rreth 2 mijë fëmijë në situatë rruge, të cilët në Tiranë gjenerojnë rreth 100 mijë lekë në ditë, me një xhiro mujore deri në 3 milion lekë për tutorët e tyre.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 13 qershor 2014
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com