Ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy, pritet të lirohet sot nga burgu, pasi Gjykata e Apelit në Francë ka pranuar kërkesën e avokatëve të tij.

Politikani Ethem Aga i ftuar në emisionin ‘Bota Report’ në Report Tv, tha se Sarkozy është dënuar pa fakte. Sipas tij, duhet që të pritet vendimi i Gjykatës së Apelit. 

'Për Sarkozy unë kam një respekt të veçantë, sepse është një nga presidentët më të mirë të Francës, ai ia ka kushtuar jetën e tij Francës. U dënua , por çështja e tij është në Apel, ai është dënuar pa fakte, duhet ta shohim në mars të 2026 nëse Apeli e konfirmon dënimin e tij. Ka polemika të mëdha, ai nuk duhet që të kishte përfunduar në burg, por për ironi të fatit është ligj që ai vet e ka votuar.

Ai e ftoi Gaddafin në Francë por të thuash se është financuar fushata elektorale nga paratë e Gadafit unë kam dyshimet e mia. Nuk vihet në dyshim integriteti i drejtësisë franceze, por duhet që të presim vendimin e Apelit’, tha ai.  

Sarkozy akuzohet për korrupsion, se ka përfituar para nga Muammar Gaddafit për të financuar fushatën e tij presidenciale të vitit 2007. Por për ish-deputetin Ralf Gjoni, nuk është vërtetuar sa Sarkozy ka pasur përfitim personal nga Gaddafi.

‘Sarkozy është një politikan kontravers. Kjo ishte një akuzë për një akt partiak, nuk bëhet fjalë për një krim sa i përket përfitimit personal. Nuk është vërtetuar sa ai ka pasur përfitim personal nga Gaddafi. Asnjë sistem drejtësie nuk është me integritet absolut edhe në SHBA edhe në Europe ekziston shkelja e syritndaj drejtësisë dhe kjo nuk mungon as në Francë’, tha ai.