Apeli rrëzon përfundimisht Grida Dumën, paditi Veliajn për shpifje

Apeli rrëzon përfundimisht Grida Dumën, paditi Veliajn për shpifje

Grida Duma dhe Erion Veliaj

TIRANË- Apelit ka lënë në fuqi vendimin Gjykatës së Posaçme, sipas së cilës kryebashkiaku Erion Veliaj nuk ka shpifur kur gjatë fushatës i ka kujtuar Grida Dumës se i kishte shitur disa herë të njëjtin apartament një individi dhe se ajo qe dënuar nga gjykata për mashtrim. Vendimi është marrë nga gjyqtarja Nertina kosova.

Kujtojmë që Gjykata e Posaçme më 14 dhjetor 2021 ka rrëzuar pretendimet e deputetes Duma për shpifje nga ana e kryebashkiakut Veliaj.

Kjo përballje edhe juridike mes Erion Veliajt dhe Grida Dumës nisi më 23 janar 2021 kur pas disa përgjimeve të antimafias italiane për grupin mafioz 'Ndrangheta', Partia Demokratike, përmes Grida Dumës akuzoi edhe Erion Veliajn se po e përdor Tiranën si 'lavatriçe' për paratë e pista, të mafias dhe krimit të organizuar, duke marrë 20 % të fitimit.

 

SI.E./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Fiton lotarinë kombëtare, britaniku ia kalon në pasuri edhe Dua Lipas e Adele

Fiton lotarinë kombëtare, britaniku ia kalon në pasuri edhe Dua Lipas e Adele