TIRANE- Gjykata e Apelit shpalli të pafajshëm ish-drejtorin e Qendrës Sportive “Qemal Stafa”, Gazmend Sallaku.(ne foto)
Më herët Gjykata e Shkallës së Parë e dënoi me tre vjet burg, pasi ai u shpall fajtor për veprën penale “korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
Por, pavarësisht dënimit ai nuk qëndroi asnjë ditë prapa hekurave. Treshja gjykuese e kryesuar nga Regleta Panajoti e pezulloi ekzekutimin e dënimit për një periudhë prej tri vitesh, kohë gjatë së cilës Sallaku nuk duhet të kryente asnjë vepër tjetër penale.
Sallaku u arrestua në gusht të 2011 dhe pas 30 ditësh paraburgim u lirua. "Arrestimi tij u bë pasi i ka kërkuar dhe i ka marrë një tjetër shtetasi si ryshfet shumën prej 150.000 lekësh të reja, në këmbim të dhënies me qera të një ambienti me sipërfaqe prej 80 m2, në pallatin e sportit ”Asllan Rusi”, thuhej në njoftimin e policisë së atëhershme.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com