Avokate amerikane për të mbrojtur Shullazin, Apeli shtyn seancën! Nassis: Çdokush ka të drejtë për proces të rregullt! Meçe: Çështja mund të shkojë në Strasburg

Gjykata e Apelit ka shtyrë sërish seancën për Emiljano Shullazin dhe katër anëtarët e tjerë të grupit të tij. Gazetari i Report Tv Arsen Rusta tha se Emiljano Shullazi ka marrë për mbrojtje edhe një avokate amerikane e cila quhet Lambrini Nassis.

Gjyqi ka 2 vite në ngërç, teksa avokatja amerikane do të monitorojë procesin duke grumbulluar gjithë shkeljet që sipas tyre janë bërë në Gjykatën e Shkalls së Parë dhe Gjykatën e Apelit të Posaçëm. Po ashtu edhe avokati Vladimir Meçe ka deklaruar se janë kryer një sërë shkeljesh. Ai paralajmëron se pas monitorimit, çështja mund të shkojë në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut me seli në Strasburg.

Sipas avokatit Vladimir Meçe kolegia e tij amerikane do tea ndjekë nga afër procesin për të parë të gjitha shkeljet që sipas tij po kryhen ndaj Shullazit dhe në fund të procesit do i drejtohen edhe gjykatës së Strasburgut. Procesi atje do te ndiqet pikërisht nga avokatja Lambrini Nassis. Emiljano shullazi është denuar me 14 vite burg nga shkalla e parë ndërsa në apel prej 2 vitesh procesi po zvarritet.

Grupi i Shullazit është duke u përballur me drejtësinë në Gjykatën e Apelit të Posacëm pasi është i dënuar nga shkalla e parë për "Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie", kryer në bashkëpunim, "Kanosje për shkak të detyrës" në bashkëpunim, "Grupi i strukturuar kriminal".

Prej 1 gusht Banda e Emiljano Shullazit, por edhe Arbjon Aliko dhe Genci Balla janë të dënuarit e parë që provojnë qelitë e izolimit. Transferimi i Emiljano Shullazit, Blerim Shullazit, Gilmando Danit, Endrit Zelës dhe Endrit Qyqjes nga qelia e zakonshme e vuajtjes së dënimit në atë të izolimit sipas rregullave të reja në fuqi, pas deklaratës së drejtuesve më të lartë të shtetit për nisjen e regjimit '41-bis'. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:02
Avokatja amerikane e Shullazit: Çdo person ka të drejtë për proces të rregullt! Meçe: Prej 2 vitesh po i shkelen të drejtat, do shkojmë deri në Strasburg

 

Lambrini Nassis avokatja greko-amerikane e Emiljano Shullazit tha se çdo person ka të drejtë të ketë një process të rregullt.

“Çdo person ka te drejten te kete një proces te rregullt ligjor”, tha ajo.

Avokati tjetër i Shullazit Vladimir Meçe tha se do i drejtohen gjykatës së lartë, gjykatës kushtetuese madje edhe në Strasburg, duke pretneduar se u janë shkelur të drejtat të pandehurve.

“Sepse kemi parë se gjykata po bën 2 vjet që po shkel të drejtat e të pandehurve. Në seancën e kaluar kemi kërkuar përjashtimin e gjyqtares dhe një nga gjyqtaret e apelit në mënyrë haptazi të kundraligjshme ka rrëzuar kërkesën, sikurse dhe kryetarja e gjykatës ska pranuar kërkesën e dorëheqjes së kësaj gjyqtareje. Përveç të tjerave avokatja është specialiste e të drejtave të njeriut. Me sjhkeljet e shumta që janë konstatuar kjo çështje do të shkojë në Strasburg. Është normale që avokatja amerikane të na përfaësojë në Strasburg. Do i drejtohemi gjykatës së lartë dhe organeve të tjera të cilat janë mbështetëse të Reformës në Drejtësi në mënyrë të veçantë obdati”, tha ai.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 22/04/2021 02:14

    Hera e pare qe degjojme qe avokate te huaj,perdoren per te mbrojtur shtetas qe nuk kane shtetesi te vendit nga jane keta avokate.A e lejon kushtetuta?Po prokuroret ,a kane dhe ata te drejte te kene ne krah prokurore te huaj,si pala mbrojtese ?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja