Subvencionet e naftës, radhë Fier, Lushnjë e Korçë për aplikime: Kam 8 orë rri në këmbë, si qeni! Na plasi zemra

KORÇË- Dita e parë e aplikimit për naftën falas nisi me radhë të gjatë në Lushnje, Fier e Korçë. Fermeret kanë afat deri më 11 prill, por nxitojnë të dorëzojnë sa më shpejt dokumentet për të mos rrezikuar djegien e afateve. Nga ana tjetër disa fermere shprehen se nuk dinë të përdorin sistemin online në e-Albania.

Me dhjetëra fermerë u dyndën pranë Agjencisë Rajonale të Ekstensionit Bujqësor si dhe tek Agro Pika në Lushnjë dhe Fier. Aplikimi mund të kryhet fare thjesht E-Albania, por fermerët thanë se nuk nuk kanë njohuri për aplikimin online.

“Kam që në 7 të mëngjesit që rri në këmbë këtu. Çfarë t’u them unë”, tha një nga fermerët.

E njëjta situatë paraqitet edhe në Korçë, ku fermerët kanë qëndruar disa orë në pritje.

Nisur nga eksperienca e sezonit të kaluar ku disa fermerë nuk përfituan për mungesë fondesh ka bere këtë vit të nxitojnë në zyrat e shtetit. Por duhet theksuar se tashmë s’ka limit fondesh dhe do përfitojnë nga 70 deri në 100 litra naftë falas të gjithë fermerët që disponojnë NIP dhe mbi 1 hektarë tokë. Afati i aplikimit është nga data 20 mars deri në 11 prill 2023.

 Të gjithë fermerët dhe blegtorët mund t’a bëjnë aplikimin përmes portalit qeveritar e-Albania pa asnjë kosto. Nga skema mbështetëse në bujqësi, kësaj herë nuk do të përfitues vetëm fermerët, por edhe blegtorët, bletarët, peshkatarët. Aplikimet do të jenë të hapura deri më 11 prill. Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje fermerëve që të aplikojnë.

G.MO/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Çmenduria në Tiranë, hyn kundravajtje, dhunon shoferin tjetër që s’i hapte rrugën, i dëmton dhe makinën

VIDEO/ Çmenduria në Tiranë, hyn kundravajtje, dhunon shoferin tjetër që s’i hapte rrugën, i dëmton dhe makinën