MAQEDONI - Shqiptarët e Maqedonisë përjetuan orë tmerri gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme ku vërshimet e ujërave nga reshjet morën 5 jetë mes të cilëve 2 fëmijë. Situata më dramatike ishte në Tetovë ku reshjet krijuan situate apokaliptike në disa zona.
...
Moti i keq në këtë fillim gushti mori 5 jetë, mes tyre dy fëmijë nga përmbytjet që përfshirë Tetovën pas daljes nga shtrati të lumit Shkumbin.
Mjekët e spitalit të Tetovës thanë se viktimat janë tre të rritur dhe dy fëmijë nga fshatrat Shipkovicë dhe Reçicë e Madhe, ndërsa 11 persona të tjerë mbetën të lënduar. Numri i viktimave mund të jetë edhe më i madh por nuk ka ende asgjë të konfirmuar zyrtarisht.
Siç raportojnë mediat lokale, në Shipkovicë ujërat kanë marrë me vetë shtëpi, vetura, kafshë. Më të goditura janë disa lagje të qytetit, fshati Reçicë si dhe rajoni i Malësisë së Tetovës. Uji ka përmbytur katet e para të shtëpive ndërsa ka transportuar me vete edhe gurë, drunj dhe sende të tjera të forta. Nga moti i keq dhe përmbytjet masive shumë vendbanime kanë mbetur pa energji elektrike.
Kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi ka konfirmuar se uji në qytet është i pijshëm, dhe është në gjendje të mirë, përveç dy lagjeve në pjesën e epërme ku është ndalur nga frika e rrëshqitjes së dheut.
“Këto janë emergjenca natyrore, të cilat edhe mund të ndodhin, por ne jemi dhe vazhdojmë të jemi afër qytetarëve tanë. E kemi nxjerrë në lëvizje të gjithë mekanizimin që e posedojmë. Në ndihmë na kanë ardhur të gjitha komunat mike”, tha Teuta Arifi.
Nga moti i keq dhe përmbytjet masive shumë vendbanime kanë ngelur pa energji elektrike. Moti i keq me shi të rrëmbyeshëm përfshiu dje edhe një pjesë të Maqedonisë lindore, ku gjithashtu ka pasur vërshime.
Vërshimet që i morën jetën 5 personave mbrëmë në Tetovë, nuk janë të vetmet që kanë ndodhur atje. E njëjta tablo është regjistruar edhe në vitin 1979, ku disa qytetarë humbën jetën dhe qindra shtëpi u shkatërruan totalisht

Zhvillimet me 3 Gusht
Ora 22:50 Lume Hyseni: Zyrtarisht s’ka asnjë viktimë
Zëdhënësja e Komunës së Tetovës deklaroi gjatë lidhjes telefonike për A1 Report se pavarësisht situatës së rëndë në të cilën ndodhen disa zona, zyrtarisht nuk ka asnjë viktimë. Ajo shprehet se Komuna e Tetovës ka ngritur shtabin e emergjencës duke pasur si prioritet zonat malore.
“Situata në teren e vështirë. Nga të dhënat zyrtare nuk kemi viktima. Zonat e prekura kryesisht fshatrat. Komuna ka ngritur shtabin e emergjencave. Më të prekur zonat e malësisë. Prioritet për momentit i jepet fshatrave.“- tha Zëdhënësja e Komunës së Tetovës, Lume Hyseni për A1 Report.
Ora 22:40 Bashkim Selmani: Kjo situatë për herë të parë, institucionet s'po reagojnë.
Bashkim Selmani, pedagog në Universitetin e Tetovës shprehet se kjo situatë nuk ka ndodhur më parë në këto zona. Ai deklaron se ende nuk ka një reagim na ana e shtetit që do ndihmonte më tepër banorët e zonës.
"Nuk ka pasur asnjë lloj reagimi deri tani. Institucionet nuk po reagojnë. Në këtë periudhë ska pasur shqetësime të këtij niveli."- u shpreh Selmani
Ora 22:20 Arben Zeqiri: Ka 5 viktima, shumë banesa të pabanueshme
Gazetari Arben Zeqiri ka bërë të ditur se numri i deritanishëm i personave që kanë humbur jetën është 5, dy prej të cilëve janë fëmijë.
"Janë 5 persona që kanë humbur jetën, katër në fshatrat e malësisë, ku kanë vdekur 2 të moshuar dhe 2 fëmijë. Një person tjetër ka humbur jetën në një fshat tjetër.Reshjet e shiut filluan rreth orës 15:00-16:00 dhe rreth orës 17:00 kanë filluar edhe përmbytjet. Dhejtra mijëra banorë të rrezikuar nga reshjet. Një numër i madh prej tyre janë jashtë banesave të tyre të cilat janë bërë tashmë të pakalueshme."- tha Zeqiri për A1 Report.
Ora 22:05 Arben Halili: Situatë emergjente, shteti të mos presë të nesërmen
Në një lidhje telefonike për A1 Report, Arben Halili, banor i zonës së Shipkovicës ndërsa ka konfirmuar për vdekjen e tre personave në fshatin e tij, i kërkon shtetit që t'u vijë në ndihmë të lënduarve dhe të mos presë të nesërmen.
"Shiu ka nisur rreth orës 17:00. Vetëm në fshatin tim kanë humbur jetën 3 persona, 2 fëmijë dhe një i moshuar. Situata e rëndë në të gjithë zonën jo vetëm në sh...
Situata është shumë e rëndë. Duhet një ndërhyrje emergjente për hapjen e rrugëve të bllokuara nga rrëshqitjet. Ka rënë niveli i shiut. Por lumi Shkumbin ka dalë nga shtrati dhe prurjet nga zonat malore janë të shumta.Deri nga 12:00-13:00, temperaturat kanë qenë mbi 32 C, s’ka pasur vetëm reshje shiu e breshëri, por raportohet edhe për reshje breshëri dhe bore. Një grua ka humbur në lumin Vardar, flitet edhe për persona të tjerë që kanë humbur jetën në fshatra të tjerë. Shteti duhet të dëshmojë që është pranë banorëve, nuk duhet pritur e nesërmja për t’u ardhur në ndihmë të lënduarve."- tha Arben Halili.
/Shqiptarja.com

VIDEO